Home » Lajme » T’i përgjigjemi thirrjes së Zotit për t’i shërbyer

T’i përgjigjemi thirrjes së Zotit për t’i shërbyer

 

“Thirrja e çdo personi është të jemi shenjtorë. Ne thirremi të bëhemi të shenjtë ashtu si Perëndia është i shenjtë, të jemi të përkryer ashtu si Ati ynë në qiell është i përsosur. (Rom 1:7,1 Cor1:2, Mat 5:48) Ne thirremi të jemi shenjtorë, por gjithësecili prej nesh do ta bëjë këtë në mënyrën e tij/saj. Të gjithë thirremi të marrim pjesë në qenien dhe jetën e Perëndisë… por secili do ta bëjë në mënyrën e tij sipas kushteve dhe mundësive që Perëndia siguron.” – thotë Atë Thomas Hopko.
Fëmijët e kampit ditor në Katedralen Ngjallja kanë patur mundësinë të mësojnë përmes diskutimeve, këngëve, artit, vargjeve biblike, etj. për thirrjen që Zoti ka për ta dhe si t’i përgjigjemi kësaj thirrje për t’i shërbyer Zotit. Për gjithësecilin mënyra se si do t’i shërbejë Zotit do të jetë e ndryshme. Fëmijët kanë patur mundësi të shikojnë shembuj të ndryshëm dhe përgjigje të ndryshme ndaj thirrjes së Zotit. Përgjigja e Shën Marisë “U bëftë sipas dëshirës tënde” e lejoi atë të bëhej pjesë e historisë së shpëtimit. Refuzimi që Jonai i bëri thirrjes së tij për t’u predikuar pendimin Nineveasve e dërgoi atë në Tarshish. Pjetri mohoi thirrjen e tij për të qenë dëshmitar i Krishtit natën në të cilën Mjeshtri u tradhëtua dhe u dorëzua në duart e kryepriftërinjve. Polikarpi në kohën e persekutimeve u thirr të bëhej martir (dëshmitar) i Krishtit. Këto shembuj na bëjnë të reflektojmë cila është përgjigja jonë ndaj thirrjes për t’i shërbyer Zotit. A po përgjigjemi ne pozitivisht ashtu si Shën Maria, apo ashtu si Jonai po i shmangemi thirrjes sonë, apo po ndjekim shembullin e Pjetrit dhe e mohojmë thirrjen tonë e humbasim mundësinë t’i shërbejmë Zotit? Le të reflektojmë për vendimet tonë, t’i lutemi Zotit të na ndihojmë të përmbushim thirrjen tonë dhe të bëhemi ata persona që Perëndia na krijoi të jemi.

10986451_10207102244379068_3848804439123425044_o 11010951_10207102242579023_2583277816858614816_o 11011021_10207102228898681_1186268411215659566_o 11017046_10207102233418794_6530236872386665439_o 11041211_10207102236938882_4428898509983803050_n 11059885_10207102232218764_3510408068133366009_n 11060041_10207102233098786_8487811841769874028_n 11108232_10207102230738727_1851143010814020436_n 11109435_10207102229978708_5538984547213798509_o 11143478_10207102243539047_4624459419483860229_n 11202859_10207102249419194_3572896997971656089_n 11204421_10207102240018959_2282789007107139472_n 11218970_10207102242819029_2944458294846591986_n 11220080_10207102245899106_1064379370219701290_n 11222073_10207102238938932_3937059841918903114_n 11235044_10207102249139187_7284107128504783228_n 11267401_10207102226098611_2008083994530312110_n 11350909_10207102226378618_1329069740496782305_n 11412061_10207102237938907_7653768716953716680_o 11416378_10207102238338917_9135789533746552820_o 11541918_10207102247259140_1993988093698252230_n 11667431_10207102231258740_8484758080503622657_n 11694931_10207102228578673_4944001145367637547_n 11702816_10207102227378643_7388028434817655322_n 11703104_10207102252699276_9099562588658401898_n 11704821_10207102226778628_691274148040674785_n 11705127_10207102250299216_1256874370283503539_n 11717422_10207102236258865_6230459017419426123_o 11737892_10207102245459095_2938196185210851218_n 11738007_10207102246699126_8486821779754132068_n 11738061_10207102246819129_8934374019727966050_n 11742671_10207102228218664_2570341375251394225_n 11745428_10207102236138862_9005847183236001820_n 11745481_10207102236298866_8317942714397540327_n 11745587_10207102249979208_4179841779702431889_n 11750708_10207102241458995_5449435502351867906_n 11751936_10207102247619149_7414112650335874737_n 11751951_10207102248339167_3200289133139998829_n 11752548_10207102242099011_435691291137085204_n 11752603_10207102236338867_803472508283096387_n 11755742_10207102239338942_2522124389738889469_n 11760111_10207102228258665_6354905700260468193_n

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG