Home » Botime » Mesime katekizmi » Mesimi 17: Jisui thërret 12 dishepujt dhe të gjithë ne

Mesimi 17: Jisui thërret 12 dishepujt dhe të gjithë ne

Mësimi 17 – Jisui thërret 12 dishepujt dhe të gjithë ne

Marku 1:14-20, 3:13-19; Mateu 4:12-22, 10:1-10; Luka 6:12-16; Vep e Apost. 1:13

Objektivat:

  • Nxënësit të mësojnë se kush janë 12 dishepujt që Jisui i thirri për t’u bërë peshkatar njerëzish.
  • Nxënësit të kuptojnë se edhe ne thirremi prej Krishtit për t’u bërë dishepuj të Tij sot.
  • Nxënësit tënxiten të shpërndajnë Lajmin e Mirë me miqtë e tyre.

Materialet: veshje për dishepujt, mikrofon, karrige për në studio, letra peshk me 12 emrat e dishepujve, vargu përmendësh në formën e peshkut, power pointi me vargun përmendësh, power pointi me këngën, materialet e punes se dore, letra ne forme peshku me pyejten per punen individuale, rrjete.

Ndërkohë që fëmijët marrin qerasjen vendosim troparin e Pendikostisë “I bekuar je o Krisht Perëndia ynë” Gjithashtu këtë tropar mund ta mësojë grupi i klasës 5-7 kur të jenë në grup të vogël. Mendoj do të jetë më e vështirë për klasa 1-4, prandaj nuk e sugjeroj ta mësoni në grup të vogël.

Lojë: Kapja e peshqve – Kur fëmijët të vijnë do t’u kërkohet të gjejnë peshqit e fshehur nëklasë. Do të jenë fshehur 12 peshq. Në secilin prej tyre do të jetë shkruar emri i njërit prej 12 apostujve. Kur të gjejnë peshqit duhet të vijnë t’i hedhin në rrjetë.

Vargu përmendësh: “Dhe Jisui u tha atyre: ‘Ejani pas meje dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish’”. Marku 1:17

Kënga:12 dishepujt

12 ishin dishepujt

Simoni, Pjetri, Andrea

Jakovi e i vëllai Joani

Filipi, Thomai, Mateu,

Jakovi bir i Alfeut

Tadeu, Simoni

Juda dhe Bartolomeu

Edhe ne na thërret  (2x)

Të jemi dishepuj të tij

Unë jam një dhe ti

Edhe ne na thërret (2x)

Të jemi dishepuj të tij

Punën e Tij të bëjmë.

 

Këtu mund të shihni këngën në anglisht

http://www.youtube.com/watch?v=RiZq3zDl5D4

Në mësimin e sotëm do të jemi në një studio televizive ku do të jenë të ftuar disa prej dishepujve të Jisuit dhe do të flasin se si u ftuan prej tij për t’u bërë dishepuj.

Gazetari: Përshëndetje të dashur shikues. Faleminderit që keni zgjedhur të kaloni këtë kohë me ne në emisionin “Impakt”. Të ftuarit tanë për sot janë disa peshkatarë dhe do të shohim se si kanë patur ata një impakt (ndikim) në shoqëri. Ata janë njerëz të thjeshtë por të zgjedhur prej Mbretit të Mbretërve si ndihmësa.Ata njihen me emrin apostuj.Le t’iftojmë ata në studio.Simon Pjetri (hyn Simon Pjetri dhe gazetari e përshëndet dhe secili prej tyre përgjigjet Përshëndetje).Përshëndetje, mirëserdhët.Joani (hyn Joani dhe gazetari e përshëndet duke i dhënë dorën) Përshëndetje, mirëserdhët. Filipi.Përshëndetje dhe mirëserdhët.Bartolomeu.Përshëndejte, mirëserdhët.Dhe i ftuari ynë i fundit për sot është Mateu.Përshëndejte dhe mirëserdhe.Faleminderit që pranuat ftesën.

Gazetari: Pjetër na trego pak çfarë ishe duke bërë kur Jisui të thërriti për t’u bërë ndjekës i Tij?

Pjetri: Në atë kohë Jisiu kishte ardhur të banonte në Kapernaum dhe predikonte që njerëzit të pendoheshin sepse Mbretëria e Qiejve po afrohej. Në këtë kohë unë isha në bregun e Galilesë për peshkim bashkë me vëllanëtim Andrean. Jisui duke ecur pranë bregut na pa dhe na tha: “Ejani pas meje dhe do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”. Pa dyshuar fare, ne i lamë rrjetat menjëherë dhe e ndoqëm.

Gazetari: Joan po atë ditë duke vazhduar rrugën Jisui të thërriti edhe ty. A të kujtohet me kë ishe ti në atë moment dhe çfarë po bëje?

Joani: Po isha bashkë me babain tim Zebedeun dhe vëllanë tim Jakovin dhe ne po peshkonim. Në kohën kur ai na thirri ne ishim duke ndrequr rrjetat. Ne lamë babanë dhe varkën dhe e ndoqëm.

Gazetari: Filip ti bashkë me shokët e tu njiheni si 12 apostujt. Çfarë do të thotë fjala apostull?

Filipi:Në fakt ky emër na u dha nga vetë Zoti Jisu. Fjala apostull që në kohët e lashta ka patur kuptimin që dikush është dërguar prej dikujt tjetër për të zbatuar një urdhër, një mision ose të transmetojë një mesazh.Ne lamë gjithçka që kishim dhe ndoqëm Zotin Jisuin dhe pas ngjitjes së Tij në qiell ne u bëmë lajmëtarë dhe dëshmitar të asaj që ai mësoi dhe bëri për të shpëtuar njeriun nga mëkati dhe themelimin e Mbretërisë së Perëndisë në tokë.

Gazetari: Bartolomeu ju ishit 12 dishepuj a mund tëna thoni emrat e të 12 përfshi shokët e tu që janë këtu në studio?

Bartolomeu: Të 12 apostujt e thirrur prej Krishtit janë: Simon Pjetri (qëështë në studio), Andrea, Jakovi dhe vëllai i tij Joani (qëështë në studio), Filipi (qëështë në studio) Thomai, Mateu (qëështë në studio), Jakovi i biri i Alfeut, Tadeu, Simoni I njohur si zeloti, Juda dheunëBartolomeu. Juda ishte ai i cili e tradhëtoi dhe më vonë u zëvendësua nga Matia.

Gazetari: Mateo a mund tëna thuash kush ishte misioni me të cilin Krishti ju ngarkoi?

Mateu: Jisui na dha pushtet të dëbonim frymërat e ndyra, të shëronim çdo sëmundje e lëngatë, të pastronim të lebrozët, të ngjallnim të vdekurit, të dëbonim demonët. Na e kishte dhënë këtë dhuratë falas prandaj edhe ne çdo gjë duhej ta ofronim falas. Ai na këshilloi të mos grumbullonim ar apo argjend a bakër, as trasta për udhë, as të kishim dy palë veshje, sandale apo shkop. Na këshilloi të shkonim tek delet e humbura të Izraelit, të bekonim ata që do të na pranonin dhe do të na dëgjonin ndërsa ndanim atë që kishim parë dhe dëshmuar gjatë kohës që kishim qenë me Jisuin. Ai na tha se jo të gjithë do të na donin apo pëlqenin. Do të ishin disa që do tëna përndiqnin.  Ai na kërkoi që ne të flasim për të me të gjithë njerëzit që ata të mund ta njohin dhe ta ndjekin sepse Jisui dëshiron shpëtimin e të gjithëve.

Gazetari: Simon Pjetër për çfarë je i shquar ti dhe vëllai yt?

Simon Pjetri: Unë jam shquar se u bëra drejtues midis dishepujve. Vëllai im Andrea ështëi njohur se gjeti djalin i cili solli pesë bukë dhedy peshq në drekë për 5000 njerëz. (Joani 6)

Gazetari:Joan po ti dhe Jakovi vëllai yt për çfarë njiheni?

Joani: Unë jam njohur si nxënësi që Zoti e deshi. Gjithashtu jam shquar se kam shkruar njërin prej ungjijve. Vëllai im Jakovi është shquar se ishte dishepulli i parë që vdiq për besimin.(Vep. E Ap. 12)

Gazetari: Filip po ti, Thomai dhe Jakovi i Alfeut për çfarë jeni mbajtur mend?

Filipi: Unë jam shquar si i thashë Jisuit “Zot na trego Atin” (Joani 14). Thomai mbahet mend për dyshimin e tij sepse si fillim nuk besoi se Jisui ishte ngjallur prej së vdekurish, kurse Jakovi i Alfeut është njohur që ka shkruar letrën e Jakovit.

Gazetari: Mateo po ti dhe Tadeu për çfarë jeni mbajtur mend?

Mateo:Unë jam njohur se isha tagrambledhës para se Jisui të më thërriste dhe se kam shkruar njërin prej ungjijve. Tadeu mbahet mend se njihej dhe me dy emra të tjerë si Lebeu dhe Juda.

Gazetari: Bartolomeu po ti dhe Simoni për çfarë mbaheni mend?

Bartolomeu: Unë jam njohur ndryshe dhe si Natanieli dhe se kam dyshuar se ndonjë gjë e mirë mund tëdali nga Nazareti (Joani1). Simoni është njohur se ishte “zelot”. (Luka 6:15)

Gazetari: Simon Pjetër çfarë do të thotë të jesh peshkatar njerëzish?

Simon Pjetri: Perëndia na thërret të jemi ndihmës të Tij duke i treguar të gjithë njerëzve se kush është Krishti dhe çfarë ka bërë ai për të na shpëtuar ne nga mëkati dhe vdekja. Pra të jesh peshkatar njerëzish do të thotë të shpërndash Lajmin e Mirë të ngjalljes së Krishtit me të gjithë njerëzit që nuk e njohin Atë.

Gazetari:Çfarëështë këshilla juaj për të gjithë ata që po na ndjekin?

Bartolomeu: Merrni vendimin të bëheni pasues të Krishtit duke i përkushtuar jetën tuaj Atij.

Mateo: Nëse ndiqni Krishtin ai do t’ju bëjë peshkatarë njerëzish.

Joani: Krishti vdiq për ty nga dashuria. Ofroji jetën tënde Atij që të do pakushte.

Gazetari: Të dashur shikues këtu i erdhi fundi dhe emisionit tonë për sot. Falenderojmë të ftuarit tanë në studio dhe mirutakofshim javën e ardhshme.

 

Në grup të vogël: Diskutoni për ato gjëra që fëmijëve iuështë dashur të bëjnë gjatë javës për projektin “Peshkatarë njerëzish”. A po e bëjnë dhe si po shkon?Çfarë u ka bërë përshtypje nga ato që kishin për të bërë këtë javë?Ju si mësues duhet t’i bëni ato gjithashtu që edhe ju të dini se për çfarë bëhet fjalë.Nëse nuk e keni bërë një gjë të tillë deri tani ju lutem fillojeni dhe bëjeni nga sot e tutje.

Aktiviteti: Si tëmbahesh mend?

Në këtë aktivitet do të jenë nametags (targa) me emrat e dishepujve në të cilin janë shkruar emrat dhe për çfarë ata mbahen mend apo kujtohen. Fëmijët mund të ndahen nëdy grupe dhe do të marrin një set të plotë nametags me emrat e dishepujve dhe për çfarë kujtohen ata. Do kenë 5 minuta kohë që ta mbajnë mend. Pastaj do t’u mblidhet ky set dhe do t’u jepet një tjetër set në të cilin është përshkrimi për secilin apostull se për çfarë mbahet mend por nuk ka emrin dhe ata duhet të vendosin emrin e duhur.  Pastja u mblidhet ky set dhe u jepet i treti në të cilin janë shënuar emrat dhe Unë mbahem mend se… dhe fëmijët duhet ta plotësojnë. Në fund u jepet një nametag secilit fëmijë dhe ata duhet të shkruajnë emrin e tyre dhe si dëshirojnë të mbahen mend?

Punë individuale:Fëmijët do të marrin një peshk në tëcilin do të jetë shkruar: Mendo për një mikun tënd që nuk beson. Përkushtohu të lutesh për të çdo natë që edhe ai/ajo të besojë në Jisu Krishtin. Mendo konkretisht çfarë do të bësh ti për t’i folur atij/asaj për Jisuin? Fëmija duhet të shkruaj atë që ai mendon se do të bëjë dhe këtë letër do t’ia tregojë prindit të tij ose mësuesit për ta ndihmuar si ta arrijë një gjë të tillë.Në fund ata ngjyrosin peshkun sipas dëshirës.

Punëdore ose Lojra: Gjatë kësaj kohe fëmijët mund të zgjedhin të luajnë ose bëjnë punëdore.

Këtu keni një shembull se si mund ta bëni punëdoren. Në vend të shkopave të akullores mund të përdorni karton ngjyrë blu.

 

Disa ide për lojra.Nëse dëshironi t’i përdorni kërkoni ndihmën e dikujt në staf që di anglisht për t’ua shpjeguar se si janë.

MUSICAL FISH: The children can form a circle and music will be played as the children quickly pass a FISH (cut out picture or a stuffed toy) around the circle. When the music stops, the child holding the FISH will leave the circle and go into a FISH TANK to the side. Continue to play until only ONE child is left as the winner of the FISH game.

FOLLOW ME: Children can take turns following the leader around an area that the teacher has roped off. The bigger the area, the better for children to spread out more and have a longer line. Children can pretend to swim with their arms, etc, if desired to act like FISH as they follow.

112 CALLING: The teacher can tell the children to sit in a circle and one child will be a 112 caller. This will be played like the old time game of “Duck, Duck, Goose”. The “caller” will walk around the circle and gently tap each head and can just say “CALLING”, but when the caller says “(112-CALLING), that child will jump up quickly and chase the original “caller” around the circle until the “caller” reaches the same place that the new runner had been sitting. If he is caught before he sits back down, then he will be the caller again but if he’s able to run fast enough to find the place and sit down before being caught, then the new child will be the next one to walk around the circle. Continue to play as time allows.

Peshk

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/11/peshk.pdf”]

Peshku

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/11/peshku.pdf”]

Mesimi 17 ppt

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/11/power-pointi-mesimi-17-1.pdf”]

 

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG