Home » Botime » Mesime katekizmi » Mesimi 16: Jisu, Shpëtimtari i botës

Mesimi 16: Jisu, Shpëtimtari i botës

Mësimi 16 – Guri 12 – Jisu, Shpëtimtari i botës

Objektivat:

  • Nxënësit të mësojnë se Perëndia punoi për shekuj me radhë për të shpëtuar krijimin e Tij.
  • Nxënësit tëkuptojnë se Perëndia nga dashuria për ne dërgoi Birin e Tij të vetëmlindur në botë për tëna shpëtuar.
  • Nxënësit tënxitenjo vetëm të jetojnë një jetë që tregon se Perëndia i do, por një jetë që tregon se Perëndia do të gjithë botën.
  • Nxënësit të sfidohen të ftojnë një shokë/shoqe për të mësuar për Perëndinë.

Këtë radhë mësimi do të fillojë në grupe të vogla por të gjithë grupet tek një nga klasat. Secili grup do të ulet së bashku të bisedojnë për projektin “Peshkatarë njerëzish”. Ata të cilët nuk e kanë marrë materialin mësuesit duhet t’ua japin këtë javë.Ky diskutim në grup do të zgjasi 15 minuta. Në diskutim në grup të vogël shtroni këto pyetje:

  • Çfarë ishin disa nga detyrat që duhet të bënim këtë javë?
  • Kush prej tyre ju duk më e vështirë dhe pse?
  • Kush prej tyre ishte më e lehtë për ju dhe pse?
  • Si u ndjetë nga kjo eksperiencë?
  • Si mendoni ju po bëheni peshkatarë njerëzish përmes këtyre gjërave?

Materialet:12 gurët e Izraelit, vargu përmendësh, poëer pointi me vargun, veshjet e Nikodemit, poëer pointi me këngën, dy letra A4 me dy këngët, tabak për çdo grup, marker, letra me pyetjen për çdo fëmijë, tabak, loja jenga.

Vargu përmendësh: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin,  që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme”. (Joani 3:16)

Kënga: Krishti më do

Fëmijët e grupit parashkollor largohen nga klasa ku janë dhe shkojnë nëklasëne tyre.Klasat e 1-7 janë ende bashkë.

Duke u afruar tek grumbulli i 12 gurëve pyeti fëmijët: çfarë ju kujtojnë këta gurë? Këta gurëna kujtojnë atë që Perëndia bëri për mijëra vjet për të shpëtuar popullin e Tij të zgjedhur Izrael. Merri gurët një nga një dhe bëj pyetjet; Kush më kujton emrin e këtij guri? Pra çfarë pjese të historisë së popullit të Perëndisë ju kujton ky gur? 1.Krijimi, dhurata e mirë e Perëndisë 2. Toka e Premtuar Largimi nga Perëndia dhe varka e Shpëtimti (Noa)3.Thirrja e Abrahamit dhe thirrja jonë 4. Largimi nga Egjipti dhe kalimi i Detit të Kuq 5. Dhënia e ligjit në Sina 6.Samsoni, Perëndia është forca jonë 7. Ruthi, parardhëse e mbretit David  8. Pavarësisht mëkatit të tyre Perëndia nuk e harroi popullin e tij Izrael.9. Davidi, njeri sipas zemrës së Perëndisë 10. Solomoni ndërtimi iTempullit 11.Rënia e Jerusalemit, robëria në Babiloni dhe kthimi 12.Jisui Shpëtimtari i botës.

Ai punoi përgjatë historisë për t’u sjellë atyre shpëtimin në kohën e duhur ashtu siç thuhet edhe tek Galatasit 4:4-5. “Por kur erdhi koha e caktuar, Perëndia dërgoi Birin e tij. Ai u lind nga një grua dhe iu nënshtrua ligjit të Moisiut për të shpenguar ata që ishin në atë ligj dhe që ne të birësohemi nga Perëndia. “Perëndia aq shumë e donte njeriun të cilin e kishte krijuar vetë, sa nuk mund ta shikonte tëprishej dhe kalbej nga mëkati prandaj edhe dërgoi Birin e tij të vetëm, Jisu Krishtin të lindej në botë si njeri dhe të na shpëtonte përmes vdekjes në kryq dhe ngjalljes së Tij të triditshm në kohën e duhur.

Ne sot mësuam këngën “Krishti më do”. Unë do t’ju jap këngën Krishti më do dhe këngën “Jisui do të gjithë fëmijët” dhe dua që secili prej grupeve në një tabak të shkruani se çfarë tregojnë këto këngë për Perëndinë dhe dashurinë e Perëndisë për botën. (5 minuta)

Krishti më do

Krishti më do dhe unë e di

Se Bibla kështu thotë

F’mijtë e vegjël janë t’atij

Ne jemi t’dobët Ai i fortë.

 

Po, Krishti më do

Po, Krishti më do

Po, Krishti më do

Se Bibla kështu thotë.

 

Krishti më do është Zoti im

Ai që krey shumë mrekulli

Ai do pastrojë mëkatin tim

Lëri fëmijët të vijnë tek Ai.

 

Krishti më do dhe qëndron pranë meje

Ai që vdiq dhe u ngjall për mua

Unë do besoj gjithmonë në të

Sepse dhe unë gjithashtu e dua.

 

Po, Krishti më do

Po, Krishti më do

Po, Krishti më do

Se Bibla kështu thotë.

 

Jisui do të gjithë fëmijët

Jisiu thotë fëmijë të dashur

“Ejani tek unë mos kini frikë

Se i dua fëmijët e vegjël në k’të botë;

Do t’ju marr prej dore

T’ju drejtoj në një vend më të mirë

Sepse i dua fëmijët e vegjël në k’të botë.

 

Refreni:

 

Jisui do të gjithë fëmijët

Të gjithë fëmijët në k’të botë

Të kuq, të verdhë, të zinj, të bardhë

Të gjithë janë të shtrenjtë në sytë e Tij.

Jisui do të gjithë fëmijët në k’të botë.

 

Jisui është Bariu i vërtetë

Dhe gjithmonë qëndron pranë teje

Sepse i do fëmijët në k’të botë

Ai është Shpëtimtar i madh e i fuqishëm

Dhe do t’mbrojë nga gabimi

Sepse i do fëmijët në k’të botë.

 

Refreni:

 

Zot po vij unë tek Ti

Dhe ushtar i yt do jem

Sepse Ti i do fëmijët në k’të botë

Dhe kryqin tënd gjithmonë do mbaj

Dhe për ty do kem guxim dhe do veproj

Sepse Ti i do fëmijët në k’të botë.

 

Refreni:

 

 

 

 

Vjen dikush nga grupi i madh dhe prezanton atë që ata kanë shkruar dhe pastaj dikush nga grupi i vogël bën të njëjtën gjë.

Pastaj si mësues thuaj: Këto këngë flasin qartë se kush është Perëndia dhe çfarë bëri Ai për ne, popullin e Tij të zgjedhur. Në botën ku jetojmë nxitemi të mendojmë për numrin një, veten. Rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Instragam janë argëtuese dhe na lidhin me të tjerët por mund edhe të kthehen si diçka që janë “vetëm rreth meje!” Në çdo gjë që nga Facebook apo programet televizive thekson se shqetësimi numër një për ne duhet të jetë lumturia vetjake, sukseset dhe dëshirat tona. Kur shohim Biblën, shohim një Perëndi qëna thërret për diçka krejt tjetër.

Një varg shumëi njohur në Bibël është Joani 3:16 që thotë?(Prit për fëmijët ta thonë sepse sapo e kanë mësuar atë ditë). Kyështë një varg nga biseda e Jisuit me fariseun Nikodem i cili para disa muajsh na vizitoi edhe neve këtu dhe më duket se ka ardhur prapë për një vizitë sot.

Nikodemi:

Përshëndetje fëmijë të dashur.Kam ardhur sërish të ndaj me ju përvojën time kur takova Krishtin.Siç ua thashë dhe herën e parë unë shkova ta takoj Krishtin natën.I thashë Jisuit se e besoja se ishte dërguar nga Perëndia dhe se ishte një profet dhe mësues i madh.Pastaj pata një bisedë shumë interesante me të rreth faktit se si mundet një njeri të shohë Mbretërinë e Perëndisë.A e mban mend ndonjëri prej jush se çfarë më tha Krishti se si mund të shihja Mbretërinë e Perëndisë? (prit për fëmijët të përgjigjen nëse kanë nevojë për ndihmë fillo këtë varg … “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund të shohë Mbretërinë e Perëndisë” (Joani 3:3) Më pas Jisui më tregoi thelbin e Mbretërisë së Perëndisë. Ai filloi të më fliste për dashurinë e madhe të Perëndisë për botën, një dashuri kaq e madhe sa Ai dërgoi Birin e Tij të vetëm si dhuratë për të gjithë botën. Në atë kohë e pata të vështirë ta kuptoja se çfarë po më thoshte Jisui. Unë isha i fokusuar për shpëtimin tim por Krishti më tregoi planin e madh që Perëndia kishte, një plan për shpëtimin e të gjithë krijimit. Qëllimi i ardhjes sëKrishtit ishte për tëna shpëtuar, por Ai erdhi edhe për të na treguar dashurinë dhe jetën e Perëndisë. Kyështë edhe qëllimi ynë si pasues të Krishtit t’i tregojmë të gjithë botës dashurinë dhe jetën e Perëndisë. Plani i Perëndisëështë mëi madh sesa unë apo ti, sepse Perëndia nuk më do vetëm mua, por do kaq shumë të gjithë botën (të mirë dhe të këqinj).

Në grupe:

Secili fëmijë do të marri një letër në të cilën është shkruar kjo pyetje: Si mendoni ju përse e dërgoi Perëndia Atë Jisuin në tokë dhe si ndikon kjo mënyrën se si ne jetojmë çdo ditë?

Në një tabak shkruani përgjigjet që fëmijët do të ndajnë me ju.

Sfida: Sot mësuam se Krishti vdiq nga dashuria për ne dhe për të gjithë botën për shpëtimin tonë. Në këtë botë ne jemi pjesë e diçkaje më të madhe sesa vetja jonë.Ne jetojmë në një botë që vuan dhe vdes që ka shumë nevojë për dashurinë e Perëndisë, për paqen e Tij dhe një jetë me Të.Por si mund ta bëjnë shumë persona një gjë të tillë kur nuk e njohin Perëndinë?Mendoni për një shokun apo shoqen tuaj (ose disa shokë e shoqe) që nuk e njeh Perëndinë.Javën tjetër sillni ata me vete në Kishë dhe në aktivitetin Qytetar i Mbretërisë së Perëndisë. Për personat që sjellin disa shokë/shoqe të tjerë do të ketë dhurata.

Luani lojën Jenga. Disa prej fëmijëve e luajtën këtë lojë javën e kaluar disa jo. Merrni kohë ta luani këtë lojë dhe të kujtoni se si u shkatërrua Izraeli kur u largua nga Perëndia.

 

Reflektimi

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/11/reflektimi.pdf”]

Joani 3-16

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/11/Joani-3-16.pdf”]

Krishti i do te gjithe femijet

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/11/Krishti-i-do-te-gjithe-femijet.pdf”]

Krishti me do

 

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG