Mësimi 15 – guri 11
Rënia e Jerusalemit, robëria në Babilon dhe kthimi
Objektivat:
- Nxënësit të mësojnë se largimi nga Perëndia i solli Izraelit robërinë në Babiloni.
- Nxënësit të kuptojnë se largimi nga Perëndia sjell largimin e bekimeve të Tijjo vetëm për Izraelin por edhe për ne sot.Bekimet e Zotit vijnë nga një jetë me praninë e Tij në ne prandaj dhe të nxiten të jetojnë një jetë të perëndishme.
- Nxënësit të mësojnë se Perëndia vazhdon të punojë për shpëtimin e popullit të Izraelit pavarësisht mëkatit të tij.
Materialet: loja jenga, rrobat (doreza, kapuç, shall, pulovër ose xhaketë, çizme) kapset e rrobave, litar, letra me imazhin e njeriut, ngjyra, materialet e punës së dorës (letër 160 gr, pipth ose shkop shishqebapi, marker, laps, ngjitës, gërshërë, ngjitës transparent (tape), fjongo, xixa, ose ngjitës me xixa apo zbukurues të tjerë), letra me vargun përmendësh, power-point me vargun biblik, kënga në power-point.
Vargu përmendësh:
Kënga:Lavdëroni Zotin, se është i mirë (për grupet e mëdha)
Grupi parashkollorët të mësojë këtë këngë:
Do t’punoj, lutem dhe shoh
Do i shërbej Atij çdo kohë
Se një ditë do e shoh lavdinë e tij përballë
Zërin e Tij do të dëgjoj
Vullnetin e Tij do të zbatoj
Do të zgjohem ta takoj që n’ mëngjes (2x)
Nxënësit e të gjitha moshave do të jenë së bashku për pak kohë deri para fillimittë këngës. Pastaj grupi parashkollorëve do të largohet. Klasat e 1-7do të vazhdojnë mësimin së bashku.
Kemi folur për historinë e popullit të Izraelit që nga krijimi e deri në ndërtimin e tempullit prej __________?Po, prej Solomonit. Kush nga ju më kujton kushështë sot tempulli i Perëndisë? Secili prej nesh është tempull i gjallëi Perëndisë.Nëse ne e ftojmë Perëndinë dhe e pranojmë të banojë në ne, atëherë ne bëhemi tempuj të Perëndisë.
(Në këtë pjesë do tëna duhet litari, kapse rrobash, rrobat e varura për çdo personazh të përfshirë në histori. Përzgjidh fëmijë të cilët do të luajnë këto personazhe. Kur të jenë pjesët për ta, ata duhet të vijnë nga pas rrobave dhe të luajnë duart.Veshjet mund të jenë bashkëkohore ose të kohës së historisë.)
Sot do të shohim se çfarë ka ndodhur me popullin e Izraelit më vonë. Në kohën e profetit Ilia populli i Izraelit përbëhej prej 12 fiseve.Këto fise u formuan që në kohën e Jakobit me 12 bijtë e tij dhe pasardhësit e tyre. Të shpartalluar nga konflikti i brendshëm dhe nga kërcënime të jashtme populli i Izraelit u nda në dy pjesë në vitin 924 P.K. Izraeli përbënte 10 fiset e veriut (e njohur si Mbretëria e Veriut) dhe Juda përbëhej nga dy fise të jugut (të njohur si Mbretëria e Jugut). Në vitin 722 Izraeli u pushtua nga Asiria dhe Juda ra në vitin 587/586 P.K.
Mbreti i Judës, Jehoiakim, ngriti krye kundër Mbretit të Babilonisë Nebukadnestarit.Jehoiakimi kishte qenë shërbëtori i Nebukadnestarit për tre vjet.“Zoti dërgoi kundër tij banda armiqsh (të fiseve të tjera) për t’a shkatërruar.Kështu që Juda u pushtua nga armiqtë. (2 Mbretërit 24:1-7)
Pas vdekjes së Jehoiakimit vjen Jehoiakini, i cili sipas autorit të 2 Mbretërve ishte edhe mëi keq se i ati, Jehoiakimi. Kjo do të thotë që ai nuk adhuron Perëndinë ashtu si Perëndia kishte urdhëruar. Ushtria e Nebukadnestarit rrethoi Jerusalemin dhe merr Jehoakinin rob. (2 Mbretërit 24:8-12)
Jerusalemi pushtohet. Ushtria e Nebukadneztarit shkatërron Tempullin (që kishte ngritur Solomoni) me të gjitha thesaret brenda tij. Shpërnguli pastaj të gjithë njerëzit dhe i dërgoi në Babiloni.Ai la në Jerusalem vetëm njerëzit më të varfër.(Këta të varfër më vonë u vendosën në Samari, u martuan me të huaj dhe njihen më vonë si Samaritanë). (2 Mbretërit 24:13-17)
Sedekia pason Jehoakinin si mbret i Judës.Edhe Sedekia ishte i keq.Kur ai revoltohet kundër Babilonisë, Nebukadnestari dërgon ushtrinë e tij dhe rrethon Jerusalemin.Mbreti Sedekia arratiset natën, por kapet dhe dërgohet në Babiloni.Edhe Juda ra në duart e Babilonisë dhe njerëzit e Judës dërgohen atje gjithashtu. Jerusalemi dhe Juda kishin bërë atë që ishte e keqe në sytë e Zotit, prandaj edhe Zoti i dëboi nga prania e tij. (2 Mbretërit 24:118-25:21)
Aktivitet: Rrobat në udhëtim
Jepi fëmijëve nga një fletë me imazhin e një trupi njeriu.Thuaji Izraelitët po largoheshin për një kohë të gjatë nga vendi që Perëndia u kishte dhënë (pra nga Toka e Premtuar).Çfarë u duhet të veshin për të udhëtuar deri në Babiloni?Vizatoni ato rroba mbi imazhin e njeriut që keni para.Pikturo dhe fytyrën tënde në të cilën do të tregosh si ndjehesh nëse do të largohesh nga vendlindja jote.
Gjatë kohës që fëmijët pikturojnë veshjet pyetini:
Çfarë i ndodhi Jerusalemit dhe Judës kur u larguan nga prania e Zotit?(Gjithë bekimet që kishin kur ishin me Zotin nuk janë më. Tashmë janë rob në Babiloni, sepse zgjodhën të mos jetojnë sipas urdhërimeve të Zotit. Zoti i dëboi nga prania e Tij.)
Çfarë do të thotë kjo për ne sot? (Nëse ne do të zgjedhim të jetojmë me Perëndinë do të bekohemi nga prania e Tij, nëse zgjedhim të jetojmë pa Perëndinë duhet të përballemi me pasojat e një jete pa praninë e Perëndisë. Nëse zgjedhim të jetojmë pa Perëndinë zgjedhim të jetojmë edhe pa bekimet (mirësitë) e Tij. Perëndia nuk na detyron, na ka lënë të lirë të zgjedhim nëse duam të jetojmë një jetë me të ose jo. Unë vetë kam zgjedhur të jetoj një jetë me Zotin dhe do të dëshiroja që edhe ju të bëni një gjë të tillë duke u bërë anëtarë të trupit të Krishtit përmes pagëzimit dhe jetës në misteret e Kishës.)
Loja: Jenga. Këtë ditë mund të luani dhe lojën jenga me grupin tuaj.Ashtu si Izraeli kur u largua gradualisht nga Perëndia u shkatërrua edhe kjo kala shembet kur i hiqen pjesët gradualisht.
Ndërsa luani lojën Jenga duke vendosur copat e drurit flisni se: Zoti nuk e harroi popullin e tij Izrael pavarësisht mëkatit të tyre. Ai ende punoi për shpëtimin e tyre.Kur mbret në Babiloni ishte Kiri, Perëndia e ktheu Jerusalemin dhe Judën në vendin e tyre pas 70 vjet robërie.Kur populli i Perëndisë u rikthye në Jerusalem dhe në Judë ata filluan rindërtimin e tempullit dhe të gjithë qytetit.Kur Izraelitët vendosën të kthehen te Perëndia edhe bekimet e Tij erdhën mbi ta.Është e njëjtë edhe për ne sot.Kur jemi me Perëndinë gëzojmë edhe bekimet e një jete me Të.
Loja: Rrobat për në Babilonë
Ndahen fëmijët nëdy skuadra ose mund të bëhet garë midis dy grupeve. Secilit grup i jepen një palë rroba (mund të jenë: doreza, kapuç, shall, xhup ose pulovër, çorape, çizme). Lojtari i parëi secilës skuadër duhet të veshi rrobat të përshkruaj distancën e caktuar dhe të kthehet e t’i japi rrobet lojtarit të dytë.Skuadra që mbaron e para lojën fiton.
Punëdore: Perëndia ynëështë Perëndi i shpresës edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmëne. Fëmijët mund të bëjnë yje për të kujtuar se Perëndia është gjithmonë me ta kudo që të jenë.
Materialet për punën e dorës: letër 160 gr, pipth ose shkop shishqebapi, marker, laps, ngjitës, gërshërë, ngjitës transparent (tape), fjongo, xixa, ose ngjitës me xixa apo zbukurues të tjerë.
Pikturo yje mbi kartonin. Secili fëmijë duhet të bëjëdy yje të të njëjtës përmasë. Fëmijët më të mëdhenj mund t’i presin vetë ato.Yjet mund të jenë të të njëjtës ngjyrë ose të ndryshme.Prini fjongot me sy duke parë dhe gjatësinë e shkopit apo pipthit.
Jepi secilit fëmijë nga dy yje dhe ftoji të bëjnë yje shprese. Fëmijët e vegjël ndihmoji sipas nevojës. Jepi fëmijëve këto udhëzime:
- Në yje shkruani fjalët “Perëndi i Shpresës”
- Me ngjitësin tape (skoç) ngjisni yllin nga njëri fund i shkopit, pastaj lyeni me ngjitës pjesët anësore të yllit.
- Lyej me ngjitës edhe pjesën e pasme të yllit që nuk është vendosur tek shkopi dhe pastaj ngjite tek ylli tjetër qëështë në shkop duke e lënë shkopin midis tëdy yjeve.
- Zbukuroni yllin me xixa, ngjyra apo zbukurime të tjera.
Vargu permendesh
[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/11/Vargu-permendesh.pdf”]Pune dore Ylli i Shpreses
Lavderoni Zotin