Home » Botime » Mesime katekizmi » Mesimi 14: Ndertimi i tempullit nga mbreti Solomon

Mesimi 14: Ndertimi i tempullit nga mbreti Solomon

Mësimi 14 – Guri 10 – Ndërtimi i tempullit nga mbreti Solomon

Objektivat:

  • Nxënësit të mësojnë se Perëndia pas kërkesës së Mbretit David lejoi Mbretin Solomon t’i ndërtojë një tempull, vend në të cilën Ai do të banonte, dhe vend ku Izraelitët do ta adhuronin.
  • Nxënësit të  kuptojnë se trupat e atyre të cilët kanë marrë vendimin të ndjekin Krishtin dhe të jetojnë me Të, janë tempulli i gjallë i Perëndisë.
  • Nxënësit të kuptojnë se adhurimi ynë sot është vazhdimësi e gjallë e adhurimit të tempullit të Solomonit.
  • Nxënësit të nxiten të ftojnë Perëndinë në jetët e tyre dhe të ofrojnë trupat e tyre si tempull për Perëndinë.

Materialet: Poster A2, karton A4 -2 copë, ngjitës, dokumenti “A e dini”, blloqe ndërtimi ose prej letre ose prej bukë peshku, dokumenti Tempulli – 1 për çdo fëmijë, ngjyra, tabak, power point me vargun përmendësh, vargu përmendësh për çdo nxënës, power point me këngën, Bibël (Dhiatë e Vjetër dhe e Re).

Vargu përmendësh: “A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?” 1 Korintasve 3:16.

Kënga: Në këtë mësim mund të këndojmë këngën “Tempulli” si dhe këngën “Të ndërtojmë trupin e Krishtit”.

Fëmijët do të ndahen në grupe dhe të bëjnë mësimin në grupe.

Mësuesi: Mirdita. Javën e kaluar dëgjuam raportimin nga gazetarja jonë në vendngjarje në kampin e Izraelitëve ku Davidi, një djali i ri dhe bari delesh, mundi Goliathin gjigandin Filisitin i cili kishte sfiduar Izraelitët për ditë të tëra. Kush më tregon, si ishte e mundur që Davidi nuk hezitoi të përballej me Goliathin? Çfarë e bënte Davidin të mendonte se ai mund të mundte Goliathin?

Nxënësit: Qëndrimi i ushtrisë së Izraelitëve që nuk përballeshin me Goliathin nga frika, e tronditi Davidin, pasi ata po i varnin shpresat vetëm në forcat e tyre, dhe jo tek Perëndia i tyre. Davidi nuk hezitoi të përballej me Goliathin, pasi ai e dinte se Perëndia i Izraelit ishte një Perëndi i gjallë dhe veprues, dhe do ta ndihmonte atë të fitonte kundër filistinëve ashtu siç kishte bërë në çdo betejë që Izraelitët kishin fituar, prandaj dhe mori guximin të dalë në dyluftim me Goliathin dhe ta mundë atë.

Mësuesi: Davidi pasi mundi Goliathin u zgjodh nga Perëndia si  Mbret i Izraelitëve pasi ishte një njeri sipas zemrës së Perëndisë. Gjatë kohës së mbretërimit të tij ai pati dëshirë t’i ndërtonte Perëndisë një tempull, por ky i fundit nuk e lejoi pasi Izraeli ishte në shumë luftra. Pas vdekjes së Davidit, biri i tij Solomoni zgjidhet të bëhet mbreti i Izraelit. Perëndia iu shfaq në ëndërr Solomit dhe i tha: “Kërkomë çfarë të duash dhe unë do ta bëj”.

Nëse Perëndia do t’ju thotë ju ashtu si Solomonit “Kërkomë çfarë të duash dhe unë do ta bëj.” Cila do të ishte kërkesa juaj?

Shkruani përgjigjet e fëmijëve në një tabak.

Solomoni kërkoi nga Perëndia mençuri për të drejtuar popullin e Izraelit, si dhe mençuri për të dalluar nga e mira dhe nga e keqja. Perëndia e bekoi Solomin me aq mençuri sa askush para tij dhe askush pas tij nuk kishte pasur ndonjëherë. Zoti i dha Solomonit dhe ato që ai nuk i kërkoi, pasuri dhe lavdi.

Kur Solomoni mbretëroi vendi ndodhej në paqe. Perëndia nuk u kishte dhënë më Izraelitëve kundërshtarë dhe nuk kishin ndonjë fatkeqësi. Në Jerusalem nuk kishte tempull ku populli i Izraelit të adhuronte dhe t’i lutej Perëndisë, kështu që Solomoni vendosi të ndërtojë një tempull të madh, për të cilin iu desh 7 vjet për ta përfunduar. Punimet e tempullit filluan 480 vjet pas daljes nga skllavëria në Egjipt.

Grupi parashkollorët, kërkoju fëmijëve të lëvizin dhe të ndërtojnë një tempull me blloqet e bukës së peshkut apo letrës.

Grupi klasës 1-4 kërkoju të lëvizin dhe të ndërtojnë një tempull të formuar me trupat e tyre. (pra të vendosen në mënyrë të tillë që mund të ndërtojnë një tempull)

Pasi Solomoni i ndërtoi tempullin Perëndisë këto ishin fjalët që Perëndia i tha: “Për këtë tempull që po ndërton nëse ti i përmbahesh statuteve të mia dhe u bindesh të gjitha urdhërimeve të mia duke ecur në to unë do të përmbush me ty premtimin që i dhashë Davidit atit tënd: do të banoj në mes të bijve të Izraelit dhe nuk do ta braktis popullin tim të Izraelit”. Solomoni gjithashtu ndërtoi të gjitha orenditë e tempullit, altarin, tryeza mbi të cilën viheshin bukët e paraqitjes, shandanët, kupa, thika, vazot e mëdha, etj. Ai vendosi brenda në tempull dhe Arkën e Besëlidhjes së Zotit në të cilën ndodheshin tabletat e 10 urdhërimeve. Reja e mbushi shtëpinë e Zotit, lavdia e Zotit mbushte tempullin. Perëndia banoi në tempullin që Solomoni ndërtoi për Të.

Populli u mblodh para tempullit dhe Solomoni qëndroi para altarit dhe u lut: “O Zot, Perëndi i Izraelit, nuk ka asnjë perëndi të ngjashëm me ty lart në qiell e këtu poshtë në tokë. As qielli i madh e i paanë nuk mund të të nxërë. Dhe ky, tempull që ndërtova është i vogël për ty. Prandaj të lutem: qoftë vështrimi i syve të Tu mbi këtë tempull ditë e natë. Ti na premtove: ‘Aty do të qëndroj me ju’. Dëgjona, pra, kur të lutemi në këtë tempull. Dëgjoji lutjet tona dhe falna çdo të keqe që bëjmë. Ndihmona kur të jemi në rrezik”.

Aktiviteti Tempulli: Jepini nxënësve një fletë të tempullit, ata duhet ta ngjyrosin, presin pjesën e sipërme dhe ta palosin letrën në dysh. Tempulli do të qëndrojë i ngritur lart si në figurën e mëposhte:

 Ndërkohë që fëmijët ngjyrosin tempullin ju thoni:

Kujtoni se në Dhiatën e Vjetër, Perëndia në fillim adhurohej prej njerëzve të Tij në tabernakull. Më vonë, adhurohej dhe banoi me njerëzit e Tij në tempullin që Solomoni ndërtoi. Ku banon Perëndia sot? (Leri nxënësit të hamendësojnë) pastaj thuaj. Në Dhiatën e Re, na thuhet se Perëndia jeton në një tempull tjetër. Tek 1 Korintasve 3:16 që mësuam sot thuhej “A nuk e dini se jeni tempull i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?”. Ne jemi tempuj në të cilin Perëndia tashmë jeton. Njerëzit e Perëndisë, ata të cilët kanë zgjedhur të jetojnë me Perëndinë përmes pagëzimit dhe një jete dinamike me Zotin Krisht, ata janë tempuj në të cilin Perëndia jeton. E mrekullueshme që Perëndia të jetojë në ne! Ju të cilët ende nuk keni marrë vendimin të lejoni Perëndinë të banojë në ju, ju nxis të merrni vendimin të jetoni një jetë me Perëndinë duke filluar përmes pagëzimit. Ju të cilët e keni marrë këtë vendim ju nxis të jeni një tempull i gjallë i Perëndisë duke mbajtur urdhërimet e Tij. Ashtu si Izraelitët adhuronin Perëndinë në tabernakull së bashku, më vonë në tempullin e ndërtuar prej Solomonit ne vazhdojmë në të njëtën traditë duke e adhuruar Perëndinë në Kishë si një komunitet. Adhurimi së bashku në Kishë pra është një traditë e hershme e popullit të zgjedhur të Perëndisë, prandaj edhe ne e vazhdojmë edhe sot. Ne gjithashtu e adhurojmë Perëndinë në Kishëzën e vogël (që është shtëpia jonë).

Aktiviteti A e dini: Në dokumentin “A e dini” keni të gjitha të dhënat për të rikujtuar dhe përforcuar me fëmijët pikat kryesore të mësimit duke iu përgjigjur pyetjeve: Kush, Çfarë, Kur, Ku, Përse dhe Si.

  • Kush është personazhi kryesor?
  • Çfarë ngjarjesh tregohen në histori?
  • Kur ishte periudha që kjo ndodhi?
  • Ku ndodhi historia? Ku gjendet kjo histori në Bibël?
  • Përse e studiojmë këtë histori? Çfarë mësojmë prej saj?
  • Si lidhet kjo histori me ne?

 

Ndërkohë që diskutoni secilën pyetje ngjitni përgjigjet në krah të saj.

 A e dini

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/11/A-e-dini.pdf”]

Tempulli

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/11/Tempulli

1 Korintasve 3 16

 

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG