Mësimi 13 – Guri 9 – Davidi dhe Goliathi
Objektivat:
- Nxënësit të mësojnë se fuqia e Davidit për të mundur Goliathin ishte mbështetja tek Perëndia dhe jo në forcën e tij.
- Nxënësit të kuptojnë se Davidi ishte i zgjedhuri i Perëndisë për të drejtuar popullin e Izraelit dhe parardhës i Krishtit.
- Nxënësit të inkurajohen të ndjekin shembullin e Davidit dhe të mbështeten tek Perëndia për çdo gjë.
Materialet: gurë të madh, 5 gurë të vegjël, një mikrofon, letra jep 3 merr 3 dhe nga ana tjetër pyejta për punën individuale, laps për çdo fëmijë, tabak, një marker, birila, llastiqe, kanace bosh.
Vargu përmendësh: “Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?” (Romakëve 8:31)
Kënga: Vetëm një djalë si Davidi
Grupi parashkolloreve mund të largohet për të bërë mësimin në grup të vogël.
Aktiviteti hapës:
Tregojini fëmijëve gurin e madh dhe pyeti nëse do të kenë frikë nëse dikush me një gur kaq të madh do t’u vinte nga pas? Pastaj merr njërin prej gurëve të vegjël (të përmasës sa një bizele) dhe pyeti nëse dikush do t’ju vinte nga pas me një gur si puna e këtij a do të kishit frikë? (Ka të ngjarë që ata të mendojnë se nuk duhet të kesh frikë nga guri i vogël). Kërko njërin prej fëmijëve të vij si vullnetar para. Kërkoji të heqi këpucët e tij/saj. Vendos disa prej gurëve në këpucët e tij/saj dhe kërkoji që të veshi këpucët e të eci. Edhe gurët më të vegjël, nëse vihen ashtu si duhet mund të lëndojnë. Këtë javë do të mësojmë se si gjigandi Goliath qeshi kur pa gurët e vegjël të Davidit të vogël. Por nuk qeshi gjatë.
Dikush do të bëhet si gazetar i cili po raporton se çfarë po ndodh në kampin e Izrelitëve.
Gazetari: Të dashur teleshikues jemi këtu pranë kampit të Izraelitëve për t’ju raportuar për sfidën që Filistini Goliath u ka bërë Izraelitëve. Do të vazhdojmë të jemi me ju gjatë gjithë ditës, dhe do t’ju raportojmë në mënyrë të vazhdueshme. Të gjithë duken të shqetësuar. Përfshi këtu edhe vetë mbretin Saul. Të gjithë Izraelitët janë të frikësuar. Asnjëri nuk ka guxim t’i dali para dhe të luftojë me të. Goliathi më i gjatë se një gjigant, me një parzmore të rëndë dhe një përkrenare bronzi, me një shpatë të rëndë dhe shtizë prej bronzi bërtet, nxirrmëni në shesh, ushtarin tuaj më të fortë, luftëtarin më të guximshëm. Por të gjithë Izraelitët heshtin, të gjithë i ka zënë një frikë e madhe. Mbreti Saul nuk di se çfarë të bëj. Ai vetë është i frikësuar. Asnjë prej luftëtarëve të tij nuk është gati të luftojë Goliathin i cili del çdo ditë në shesh për t’i sfiduar.
E pabesueshme, e pabesueshme, dëgjohen zëra që dikush nga Izraelitët ka marrë guximin të dalë në dyluftim me Goliathin. Nuk mund ta mendoni dot, ai nuk është luftëtari më i fortë, madje ai është një fëmijë. Ai ka ardhur të vizitojë të vëllezërit e tij dhe ka marrë vesh rreth problemit të Izraelitëve dhe është habitur se asnjëri prej tyre nuk lufton kundër tij, prandaj dhe ka ofruar të shkoj vetë në dyluftim. Ai është vetëm një fëmijë, bari delesh, biri i Jeseut dhe quhet David. Kur ka mësuar rreth shqetësimit të Izraelitëve Davidi është habitur si asnjë luftëtar Izraelit nuk e ka mundur Goliathin më parë.
Gazetari: Këtu kemi një nga vëllezërit e Davidit le të dëgjojmë prej tij. Kur ne mësuan që Davidi ka pranuar të luftojë kundër Goliathit u përpoqëm ta bindin se asnjë luftëtar nuk po i bën ballë Goliathit pse mendonte ai se mund ta mundte? Ai është vetëm një fëmijë. Davidi na tha se ai nuk mund ta mundi Goliathin por Perëndia i Izraelit po. Ai nuk mund të lejoj një filistin të tallet dhe të ulë poshtë Perëndinë e Izraelit që ka bërë që Izrelitët të fitojnë çdo betejë kur besojnë tek Ai.
Nga një burim tjetër mësuam se Sauli e ka lejuar Davidin të shkoj në dyluftim duke i thënë: “Perëndia qoftë me ty!” Davidi drejtuar drejt sheshit të mejdanit pa veshur edhe armaturën pasi ajo është shumë e madhe për të. Ai ka marrë me vete hoben e tij të bariut dhe 5 gurë të vegjël dhe pahezitim të dashur shikues ka dalë në dyluftim. Të gjithë sytë janë drejt tij, ndërsa Davidi i afrohet Goliathit, i cili nuk mund të mbaj të qeshurën kur shikon këtë fëmijë që ka pranuar sfidën.
Davidi e di që Perëndia që ka bërë Izrelitët të fitojnë çdo betejë tjetër nuk do ta lejojë humbjen për popullin e Izraelit. Ai e di se Perëndia do të jetë me të dhe do ta ndihmojë ashtu si ishte me Jozueun, Mosiun, Abrahamin dhe gjithë parardhësit e tij. Shohim që Davidi ka vendosur një gur në hobe dhe po e rrotullon, ndërsa Goliathi ende tallet me të. E pabesueshme, e pabesueshme, guri që Davidi ka hedhur i ka rënë Goliathit në kokë dhe e ka rrëzuar përtokë. Fitore, të gjithë Izraelitët janë të gëzuar ndërsa filistinët po largohen me vrap. Perëndia i Izraelit nuk e harroi popullin e Tij, Ai u solli atyre një tjetër fitore pasi Davidi besoi se Perëndia mund ta mundi Goliathin. Le të shkojmë e të festojmë me gjithë Izraelitët triumfin që Perëndia solli për ne të gjithë sot.
Në grup të vogël:
Fëmijët në grup të vogël do të kenë një fletë në të cilën janë shkruar “Jep 3, Merr 3”. Atyre do t’u kërkohet që në kolonën Jep 3 të shkruajnë tre fakte rreth historisë së Davidit dhe Goliathit të raportuar nga gazetari ynë në vend ngjarje. Pasi të kenë plotësuar këtë kolonë, nxënësit mund të lëvizin përreth dhe kur t’ju dëgjojnë ju të thoni: “Gjeni një shok dhe jepni një fakt dhe merrni një fakt” ata duhet të shkruajnë në kolonën Merr 3 një fakt që shoku e ka shkruar por ai/ajo vetë nuk e ka shkruar. Bëjeni këtë tre herë derisa çdo fëmijë të ketë dhënë 3 fakte dhe të ketë marrë 3 fakte. Pasi të mbaroni këtë kërkoju fëmijëve të ndajnë një nga faktet e tyrë në grup të madh dhe shkruajini ato në një tabelë.
Pastaj pyet:
Çfarë bëni ju kur gjendeni përballë një vështirësie? (prit përgjigjet e fëmijëve)
A ecim ne në gjurmët e Davidit apo të Izraelitëve? A besojmë ne se Perëndia do të na ndihmojë dhe do të jetë me ne apo frikësohemi si gjithë Izraelitët dhe na duket e pamundur që Perëndia të bëj ndonjë gjë? (prit përgjigjet e fëmijëve)
Gjatë kësaj jave kur të përballeni me vështirësi ne ju inkurajojmë të ecni në gjurmët e Davidit, vendoseni shpresën tuaj tek Perëndia dhe kur gjërat duken të pamundura për ju, ato janë të mundura për Perëndinë. Kushti është që ne të kemi besim (aq të vogël sa një kokërr sinapi). Mungesa jonë e besimit e bën Perëndinë të mos veprojë, por nëse ne kemi besim se Perëndia mund të bëj gjithçka, mund të na ndihmojë të përballojmë këtë vështirësi, Ai do të në ndihmojë. Ai do të jetë me ne dhe do të na ndihmojmë të fitojmë betejën e radhës.
Pastaj thuaj: Perëndia i Izraelit ishte duke punuar për shpëtimin e popullit të tij që nga dita kur ata u larguan prej tij në kopshtin e Edenit e deri më tani. Davidi është parardhës i Jisu Krishtit. Prejardhja mbretërore e Jisui vjen përmes Davidit i cili më vonë u zgjodh mbreti i Izrelitëve, sepse ai ishte një njeri sipas zemrës së Perëndisë.
Punë individuale: Secili fëmijë do të marri një letër dhe do të shkruajë përgjigjen e tij në lidhje me pyetjen e mëposhtme. Në fund ata mund të ndajnë përgjigjet e tyre.
Fëmijëve t’ju jepet një letër ku thuhet: Nëse shohim jetën e Davidit me hollësi ne e dimë se ai ishte mëkatar. Duke u mbështetur në tregimin e sotëm biblik çfarë ishin ato veti, karakteristika të Davidit që e bënë Perëndinë të thojë se ai ishte një njeri sipas zemrës së Perëndisë?
Besimi dhe mbështetja tek Perëndia për çdo gjë e bënin Davidin të ishte një njeri sipas zemrës së Perëndisë.
Lojë: Në këtë mësim mund të luani me birila për të gjuajtur në shenjë si Davidi ose nëse gjeni një palë llastiqe mund të luani me të gjuajtur në shenjestër duke rrëzuar me llastiqe dhe gur kanace nga një distancë e caktuar.