Home » Lajme » Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit

Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit

Në komunën e Bathores, në Tiranë ndodhet një rrugë që mban emrin “Altari”. Javën që kaloi ky emër u bë profetik, pasi një altar u ngrit për Perëndinë e gjallë në një nga shtëpitë e kësaj lagjeje. Psalmisti thotë: “Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit” (Ps 113:3). Ky varg është parë nga etërit e kishës si një profeci për përhapjen e Kishës nëpër të gjithë botën. Kjo lagje është një vend i ri në të cilin emri i Perëndisë u lavdërua, përmes liturgjisë drita e Krishtit shkëlqeu atje.

Kjo liturgji u mbajt në shtëpinë e besimtarit të ndjerë Kristo Dingo i cili ndërroi jetë në 2010. Kristo pati hapur dyert e shtëpisë për të mbajtur aty aktivitete të krishtera me fëmijët e kësaj lagjeje. Lutja e tij ishte që ajo shtëpi do të bëhej një kandil i dritës së Krishtit për të gjithë lagjen. Familja e tij ka vazhduar punën e nisur prej Kristos duke e mbështetur këtë shërbesë. Ne lutemi që në të ardhmen më shumë familje në Shqipëri do të ndjejnë thirrjen nga Zoti për të qenë një kandil i dritës së Krishtit në lagjet e tyre e do të bashkëpunojnë me Kishën që kjo thirrje të bëhet realitet.

Foto nga Liturgjia Hyjnore.

Foto nga Liturgjia Hyjnore.

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG