Historia e Mbretërisë së Perëndisë
Guri 4 – Largimi nga Egjipti dhe kalimi i Detit të Kuq
Objektivat:
- Nxënësit të mësojnë se Perëndia hapi Detin e Kuq në dysh për të larguar Izraelitët nga Egjipti dhe u përkujdes për ta
- Nxënësit të kuptojnë se Kalimi i Detit të Kuq është parafigurim i pagëzimit
- Nxënësit të nxiten për të vendosur të kalojnë Detin e Kuq të mëkateve përmes pagëzimit dhe të shkojnë në Tokën e Premtuar që është Mbretëria e Perëndisë.
Materialet: tissue paper, karrige, kolona e resë, kolona e zjarrit, veshjet për Moisiun, letra të bardha A4, letra me ngjyra për punën e dorës. Veshjet për Faraonin.
Vendosi karriget në formën e dy rreshtave dhe vendi ku mbështetet kurrizi të jetë nga brenda. Vendos tissue paper për të mbuluar karriget dhe për të formuar idenë e kalimit të Detit të Kuq. Njëra anë do të jetë Egjipti ana tjetër do të jetë udha për në Tokën e Premtuar. Fëmijët ndërsa tregojmë historinë e largimit nga Egjipti dhe kalimin e Detit të Kuq do të shkojnë nga njëra anë (Egjipti) tek tjetra (Rruga për në Tokën e Premtuar). Shumica e fëmijëve do jenë Izraelitët që do kalojnë Detin e Kuq. Disa do të jenë Egjiptianët dhe njëri Faraoni.
Përshëndetje, jam e gëzuar që jemi së bashku sot.
A ka ardhur ____________ sot? Le të këndojmë shumë urime për të pasi ka patur ditëlindjen me ______. (Këndojmë së bashku “Shumë urime për ty”)
Kush prej jush më kujton vargun përmendësh që kishim para dy javësh? “Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.” (Zanafilla 12:2) Bravo, shumë mirë. (përkëdhele trurin)
Kush do të më kujtojë vargun përmendësh që kishim kur folëm për Noeun? “Në ditët e Noeut ndërsa po ndërtohej arka, pak, gjithsej tetë shpirtra, shpëtuan nëpërmjet ujit.” 1 Pjetri 3:20 (rrotullohu, dhe thuaj jeeeeh)
“Atëherë Perëndia pa të gjitha ato që kishte bërë dhe, ja, ishte shumë mirë.” ( Zanafilla 1:31) (je fantastik duke ngritur duar njëra –pas tjetrës lart.)
Shumë mirë. Deri tani kemi parë se si Perëndia ka punuar për të shpëtuar njerëzimit. Thamë se me Abrahamin Ai filloi procesin e shpëtimit në mënyrë edhe më të strukturuar. Perëndia i kërkoi Abrahamit të largohej nga vendi i tij, dhe ai do ta bekonte dhe ta bënte të ishte bekim për të tjerët. Ne gjithashtu thamë se Perëndia na ka bekuar edhe ne duhet të bëhemi bekim për të tjerët. A ka ndonjë nga ju i cili do të ndajë me ne se si e ka përdorur atë Perëndia për të qenë bekim për dikë tjetër? ______________
Sot do të shohim se si Perëndia përdor Mosiun për të nxjerrë popullin e Tij të zgjedhur Izraelin nga skllavëria në Egjipt. Izraeli fillon sot udhëtimin drejt Tokës së Premtuar.
Rrëfyesi: Gjithë populli i Izraelit u nis si një vargan me mijëra njerëz. Me delet, dhitë dhe qetë morën rrugën për në Detin e Kuq, duke kaluar mes shkretëtirës. Perëndia e shoqëronte popullin e tij. Ditën ecte përpara tyre në një kolonë reje për t’u treguar rrugën, ndërsa natën në një kolonë zjarri, për t’u ndriçuar rrugën. Kështu, mund të ecnin edhe ditën, edhe natën. Izraelitët i ngritën tendat vetëm kur mbërritën në Detin e Kuq. Tashmë Egjipti mbeti pa izraelitë. Atëherë Faraoni u pendua që i la të iknin, ndaj u tha zyrtarëve të tij:
Faraoni: Nuk duhej të tërhiqesha! Tani nuk kemi më njeri që të na bëjë tërë punët e vështira. Le të shkojmë e t’i kthejmë.
Rrëfyesi: Mbrehu kuajt nëpër qerre, mori luftëtarët e tij dhe u vu në ndjekje të izraelitëve. Populli i Izraelit pa nga larg një re të madhe pluhuri. Faraoni dhe luftëtarërt e tij po vinin nga pas. Atëherë i zuri një frikë e madhe dhe filluan t’i thërrasin Moisiut.
Populli i Izraelit: Çfarë është ajo re e madhe pluhuri? A mos po na ndjek Faraoni me luftëtartë e tij? O bo bo sa frikë. Moisi, Moisi shiko po vjen Faraoni (e thonë të frikësuar pastaj ankohen.) Shiko çfarë na bëre që na nxore nga Egjipti? Përse na solle që të vdesim këtu në shkretëtirë?”.
Moisiu:“Mos kini frikë! Zoti do të luftojë për ne. Perëndia ynë ka për të na shpëtuar. (Moisiu me bastunin në dorë ngre krahun lart mbi det.)
Rrëfyesi: Perëndia e çau Detin e Kuq në dysh. Perëndia dërgoi nje erë të fortë, ujërat u hapën dhe u duk fundi i detit. Ujërat u ndanë më dysh dhe bënë një mur në të djathtë dhe në të majtë.
Populli i Izraelit: Uau. (shikojnë të mahnitur Izraelitët kalojnë brenda së ndarës në det duke ecur në tokë të thatë.)
Rrëfyesi: Kur panë çfarë po ndodhte, Faraoni dhe luftëtarët e tij shkuan pas izraelitëve, duke hyrë edhe ata brenda së ndarës në det. Por, kur izraelitët e kaluan detin dhe shkuan në bregun tjetër, Moisiu e shtriu përsëri krahun mbi det dhe deti u kthye në vend. (Moisiu shtriu krahun mbi det nga ana tjetër) Të gjithë egjiptianët u mbytën.
Populli i Izraelit: Zoti është forca ime dhe kënga ime, Ai ka qenë shpëtimi im. Ky është Perëndia im, unë do ta përlëvdoj; është Perëndia i atit tim, unë do ta lartësoj. Lavdi Zotit, shpëtuam. Lavdi Perëndisë tonë i cili na çliroi nga shtypja në Egjipt, na largoi nga duart e Faraonit. (Shprehin në formë gëzimi)
Rrëfyesi: Të gjithë ishin të lutmur që Perëndia i kishte nxjerrë nga Egjipti dhe i kishte shpëtuar. Tashmë Izraelitët po kalonin në shkretëtirë për të shkuar drejt Tokës së Premtuar, por sa herë që përballeshin me një vështirësi ata ankoheshin. Këtë radhë i thanë Moisiut:
Populli i Izraelit: (Në formë ankese) Më mirë të kishim ndenjur në Egjipt. Atje kishim mish sa të donim dhe ngopeshim me bukë, ndërsa këtu në shkretëtirë do të vdesim të gjithë urie!”.
Rrëfyesi: Perëndia dëgjoi ankesate e popullit të Tij prandaj i foli Moisiut.
Perëndia: Dëgjova ankesat e izraelitëve. Thuaju, pra, se në darkë do të hanë mish dhe në mëngjes do të ngopen me bukë. Kështu do ta dinë se unë jam Zoti, Perëndia i tyre.”
Vargu përmendësh: “Zoti është forca ime dhe kënga ime, Ai ka qenë shpëtimi im. Ky është Perëndia im, unë do ta përlëvdoj; është Perëndia i atit tim, unë do ta lartësoj.” (Eksodi 15:2)
Këtë herë vargun përmendësh do ta mësojmë me lëvizje. Zoti (gishti tregues lart) është forca ime (krahu i djathtë duke treguar muskulin) dhe kënga ime (duke kërcyer). Ai (gishti tregues lart) ka qenë shpëtimi im (krahët e kryqëzuar në kraharor). Ky është Perëndia (gishtin tregues lart) im, unë (gishti tregues drejt vetes) do ta përlëvdojë (duart e hapura si në lutje) është Perëndia (gishtin tregues lart) i atit tim (gishti tregues anash), unë (gishti tregues drejt vetes) do ta lartësoj (duart para me pëllëmbën lart dhe ngrihen lart) Eksodi (duart para lëvizin për të treguar ecje) 15:2.
Kënga: Leri njerëzit e mi të shkojnë
Faraon, Faraon
Uo uo
Ler’ njer’zit e mi të shkojn’
Jeh jeh jeh (2x)
Shkurrja që digjej dje më foli mua
Që të vij k’tu për të qëndruar
Të nxjerr njer’zit e mi nga t’Faraonit duar
Dhe t’i drejtoj për në Tokë t’ Premtuar
Faraon, Faraon
Uo uo
Ler’ njer’zit e mi të shkojn’
Jeh jeh jeh (2x)
Tek Deti Kuq shkova me njer’zit e mi
Faraoni na ndiqte me një ushtri
Unë ngula shkopin n’rërë pasi e ngrita lart
Gjith’ njer’zit e Zotit ecën n’ tokë të thatë.
Faraon, Faraon
Uo uo
Ler’ njer’zit e mi të shkojn’
Jeh jeh jeh (2x)
Ushtria Faraonit po na ndiqte pas
Çfarë mendoni bëra un’, kur e pashë?
Ngrita shkopin lart dhe u mbyll deti
Gjith’ ushtria Faraonit, brenda mbeti.
Faraon, Faraon
Uo uo
Ler’ njer’zit e mi të shkojn’
Jeh jeh jeh (3x)
Në grup të vogël:
Kalimi i Detit të Kuq ishte një kalim nga vdekja në Egjipt në jetë drej Tokës së Premtuar. (kthehuni nga shoku në krah dhe diskutoni këtë pyetje) Ku tjetër shohim ne një kalim përmes ujit që na shpie nga vdekja në jetë? Në pagëzim.
Për këtë pyetje grupojin në grupe me nga tre persona dhe të diskutojnë së bashku këtë pyejte: Si lidhet historia e kalimit të Detit të Kuq me pagëzimin? Pasi të kenë diskutuar së bashku, një përfaqësues nga çdo grup të ndaj me të gjithë klasën përgjigjen e tyre. Përforcoje përgjigjen e tyre duke thënë: Perëndia përmes ujit shpëton Izraelitët nga ligësia, prishja e shkatërrimi i Egjiptit. Ashtu si veproi me Izraelitët për shpëtimin e tyre përmes ujit, Perëndia vepron për shpëtimin tonë përmes ujit në pagëzim. Në pagëzim ne vdesim nga dëshirat e kësaj bote dhe jetojmë si Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë.
Perëndia sot fton të gjithë ata që nuk janë pagëzuar, që ende nuk janë larguar nga Egjipti të marrin vendimin të kalojnë Detin e Kuq të mëkateve dhe të shkojnë në Tokën e Premtuar që është Mbretëria e Perëndisë. Të gjithë ju që nuk jeni pagëzuar ende ju nxisim të merrni vendimin të bëheni Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë përmes pagëzimit dhe një jete të përkushtuar Krishtit.
Punëdore: Këtë javë do të bëjmë punëdore me të cilat do të zbukurojmë klasën për Krishtlindje. Kemi idenë për yllin, topa për të varur në pemë, engjëll dhe rrathë.
Eksperiment me prindërit në shtëpi:
Kur të shkoni në shtëpi kërkojuni prindërve tuaj t’ju ndihmojnë të bëni një eksperiment. Merrni një tas dhe mbusheni me ujë. Grini mbi të ca piper sa të mbushni sipërfaqen e ujit me piper. Pastaj futnin gishtin brenda në të. Shikoni se çfarë do të ndodhë. Kur të vini javën tjetër do të na tregoni nëse ndodhi gjë herën e parë. Pastaj provoni të futni gishtin për herë të dytë por më parë lyejeni me solucionin me të cilin lajmë enët dhe shikoni se çfarë ndodh me piperin? Çfarë ju kujton kjo? Përgjigjen e eksperimentit mos harroni të na e tregoni javën që vjen.