Home » Botime » Mesime katekizmi » Mesimi 7:Thirja e Abrahamit dhe thirja jone

Mesimi 7:Thirja e Abrahamit dhe thirja jone

Historia e Mbretërisë së Perëndisë

Guri 3 – Thirrja e Abrahamit dhe thirrja jonë

Objektivat:

  • Nxënësit të mësojnë se Abrahami është thirrur të jetë një bekim për të gjithë kombet
  • Nxënësit të kuptojnë se ashtu si Abrahami edhe ata janë thirrur prej Zotit të jenë një bekim
  • Nxënësit të përjetojnë ndjesinë e të panjohurës, ashtu si edhe Abrahami

 

Materiale: 9 – 10 çelësa me anë të të cilëve mund të gjesh vendin ku është fshehur pjesa e historisë, 10 letra me pjesë të historisë, ngjitës, power – pointi me konkursin, power- poiniti me këngën Ati Abraham, letrat me vargun biblik për çdo fëmijë dhe një me fjalë të mëdha për në grup të madh.

Përshëndetje, shpesoj të keni kaluar një javë të bekuar. Unë jam e gëzuar që sot jemi së bashku sërish. Javën e kaluar pamë se njerëzit, mëkatuan, u larguan nga Perëndia dhe jetonin një jetë plot ligësi dhe se Perëndia nuk mund ta lejonte krijesën e Tij të prishej e të shkatërrohej. Për të shpëtuar njerëzimin Perëndia përmbyti gjithë botën, përveç të drejtit Noe dhe familjes së tij. Perëndia i kishte kërkuar Noeut të ndërtonte një arkë dhe të hynte në të bashkë me familjen e tij dhe nga një çift kafshësh. Kush më kujton çfarë thoshte vargu biblik i javës që kaloi? “Në ditët e Noeut ndërsa po ndërtohej arka, pak, gjithsej tetë shpirtra, shpëtuan nëpërmjet ujit”. 1 Pjetri 3:20. Bravo ju lumtë. Kush më kujton vargun biblik që mësuam para dy javësh kur folëm për krijimin? “Atëherë Perëndia pa të gjitha ato që kishte bërë dhe, ja, ishte shumë mire”.( Zanafilla 1:31) Po vargun biblik kur folëm për atë që Perëndia kishte bërë për Izraelitët kur kaluan lumin Jordan? “Ujërat e Jordanit u ndanë para Arkës së Besëlidhjes së Zotit dhe këta gurë do të jenë për bijtë e Izraelit një kujtim përjetë”. (Jozueu 4:7) Bravo. (Kush nga fëmijët e thotë do të bëjë shenjën yeah, yeah me duar).

Vargu përmendësh: Këtë javë vargu përmendësh do të jetë i printuar në letra me gërma të mëdha. Fjalët do të jenë të ndara. Fëmijët do të marrin një fjalë ose një grup fjalësh dhe duhet të renditen në mënyrën e duhur dhe secili të thotë fjalën e tij. Përsërite këtë disa herë me grupe të ndryshme fëmijësh, pastaj në fund pa fjalët thoni të gjithë së bashku vargun biblik përmendësh.

Vargu biblik: “Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.” (Zanafilla 12:2)

 

Kënga: Ati Abraham

Ati Abraham, kishte shumë bij

Shumë bij kishte Ati Abraham,

Unë jam një nga ta, kështu dhe ti

Zotin të lavdërojmë. (krahun e djathtë, krahun e majtë, këmbën e djathtë, këmbën e majtë, buzëqesh, rrotullohu, ulu poshtë)

 Ati Abraham

Pra thamë se Perëndia shpëtoi Noeun dhe familjen e tij përmes arkës. Tani me thirrjen e Abrahamit Ai fillon në mënyrë më të strukturuar procesin e përgatitjes për ardhjen e Shpëtimtarit. Perëndia thërriti Abrahamin dhe i kërkoi atij të largohej nga vendi i tij i lindjes dhe të shkonte në vendin që Ai do t’i tregonte. Abrahamit iu desh të përballej me shumë të panjohura gjatë rrugës për në vendin që Perëndia do t’i tregonte. Ashtu si Abrahami edhe ju sot do të kërkoni të gjeni historinë të cilën ne kemi përgatitur për ju sot. Pjesë të historisë do t’i gjeni në letra të ndryshme që janë vendosur rreth e rrotull Kishës. Unë do t’ju jap ju çelsin e parë se ku do të gjeni një pjesë të historisë. Ju duhet të gjeni kush është çelësi, të shkoni tek vendi që çelsi ju përshkruan dhe të gjeni pjesën e historisë. Gjithsej janë 10 çelsa. Pasi t’i gjeni të dhjetë çelësat dhe të 10 pjesët e historisë do të vini tek unë dhe do t’ju them se çfarë do të ndodhi.

Kur të vijnë tek drejtuesi i aktivitetit pasi kanë gjetur të gjitha pjesët e historisë do t’i vendos power-pointin me shpjegimin se çfarë duhet të bëjnë. Të dy grupet duhet të rendisin historinë sipas radhës së duhur dhe ta lexojnë atë disa herë. Pastaj do të ketë një konkurs për të dy grupet, për të parë kush nga të dy grupet e ka mësuar dhe kuptuar më mirë historinë.

10 Çelsat ( I përshtasni këto 10 celsa me ambientin që keni nëpër qendra)

Çelësi 1: Ai tek porta rri qëndron, kur ti hyn në Kishë ai të shikon (roja)

Çelësi 2: Kjo është ajo që të lajmëron se shërbesa në Kishë po fillon (këmbanorja)

Çelësi 3: Këtu t’i ndalesh edhe lutesh, para se në Kishë të futesh (vendi ku ndizen qirinjtë)

Çelësi 4: Kur shkallët i shmang prej frike ti shkon tek kutia elektrike (ashensori)

Çelësi 5: Në kutinë elektrike lart shkon dhe e gjen veten në ballkon (llozha)

Çelësi 6: Atje ti shkon për të blerë, gjëra fetare me shumë vlerë (dyqani)

Çelësi 7: Atje dhiaku këndon, ungjillin që ti dëgjon. (amvoni)

Çelësi 8: Kur një shfaqe të krishterë shikon, pa hezitim ti atje shkon (amfiteatri)

Çelësi 9: Kur të rritesh edhe ca, fillon adoleshenca (tek adoleshentët)

Çelësi 10: Mos u lodh duke shkuar vërdall, eja atje ku vjen çdo javë (salla e takimit)

 

 

Historia e Abrahamit

Çelësi 1: Abrami dhe gruaja e tij Sara jetonin në qytetin Haran të Mesopotamisë. Ata kishin ardhur aty prej Urit, vendit në të cilin Perëndia e kishte thirrur Abrahamin për herë të parë. Që të dy ishin të plakur dhe nuk kishin ende fëmijë.

Çelësi 2: Perëndia i tha Abramit: “Largohu nga vendi yt! Lëri të gjitha: shtëpinë, të afërmit dhe miqtë. Do të shkosh në atë vend që do të të tregoj unë. Do të bëhesh ati I një kombi të madh dhe unë do të të bekoj”.

Çelësi 3: Abrami bëri siç i tha Perëndia. Mori me vete gruan e tij Sarën, nipin e tij Lotin dhe u nisën. Morën me vete gjithçka që kishin, madje edhe kafshët, edhe burrat që u shërbenin.

Çelësi 4: U nisën për në Kanaan. Udhëtimi ishte i gjatë. Kur mbërritën në Kanaan, Perëndia i tha Abramit: Këtë tokë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu”.  Atëherë Abrami ngriti një altar në vendin ku i kishte folur Perëndia dhe e falënderoi.

Çelësi 5: Abrami ishte shumë i pasur. Kishte shumë argend e ar dhe shumë dele e dhi. Edhe nipi i tij Loti kishte shumë dele e dhi. Por po bëhej gjithnjë e më e vështirë që të gjenin livadhe e kullota të mjaftueshme për bagëtitë e tyre. Barinjtë e Abramit po grindeshin gjithnjë e më shpesh me barinjtë e Lotit për shkak të ushqimit të kafshëve.

Çelësi 6: Abrami i tha Lotit: “Nuk duhet të ketë grindje mes nesh. Jemi të gjithë një familje. I gjithë vendi është për ty. Le të ndahemi pra. Nëse ti shkon nga e majta, unë po shkoj djathtas. Nëse ti shkon nga e djathta, unë po shkoj majtas”.

Çelësi 7: Loti vështroi rreth e rrotull dhe pa luginën e lumit Jordan tërë gjelbërim dhe ujë të mjaftueshëm për ujitje, ndaj dhe shkoi atje. Abrami qëndroi në vendin e Kanaanit.

Çelësi 8: Perëndia i tha Abramit: “Pasardhësit e tu do të jenë të shumtë sa kokrriza e rërës mbi tokë”. Por Abrami i tha: “Unë nuk kam fëmijë dhe tani jam plak. E kur do të bëhemi me fëmijë unë edhe Sara?”.

Çelësi 9: Atë natë Perëndia i tha Abramit: “Shiko qiellin dhe numëro yjet nëse mundesh t’i numërosh. Kaq të panumërt do të jenë edhe pasardhësit e tu”.  Abrami i besoi Perëndisë dhe fjalës së tij.

Çelësi 10: Abrahami është thirrur që të gjithë kombet të bekohen prej tij. Atij i kërkohet të largohet nga vendlindja e tij Ur, nga familja e tij të lëri rehatinë dhe të shkoj në të panjohurën. Ashtu si Abrami secili prej nesh thërritet nga Perëndia. Ne thirremi që të largohemi nga vendlindja jonë dhe të bëhemi qytetar të Mbretërisë së Perëndisë. Perëndia i tha Abrahamit se prej tij të gjithë kombet do të bekoheshin. Ne gjithashtu jemi bekuar prej Abrahamit dhe vendimit të tij për t’iu bindur Zotit për të shkuar në vendin që Ai do t’i tregojë. Ashtu si Abrahami u thirr për t’u bërë bekim për ne edhe ne therrimi të bëhemi bekim për të tjerët, për ata që jetojnë pranë nesh, për ata që janë në klasë me ne, për ata që janë të braktisur, harruar dhe përbuzur, etj. A jemi ne gati të largohemi prej Urit, Shqipërisë, ejt. dhe të jetojmë si qytetar të Mbretërisë së Perëndisë?

Aktiviteti në grup të vogël:

Pasi fëmijët të kenë mbledhur të gjithë çelsat me pjesët e historisë atëherë do të punojnë në grup për të renditur historinë dhe për t’a përvetësuar atë. Kjo do të jetë për 20 minuta. Pastaj do të mblidhemi të dy grupet bashkë dhe do të kemi një konkurs në lidhje me historinë dhe kuptimin e saj.

Konkursi:

  1. Thoni emrat e dy vendeve prej të cilit Perëndia e thirri Abrahamin? (Ur dhe Haran)
  2. Kur Perëndia i kërkon Abrahami të largohet nga vendi i tij, i thotë t’i lerë të gjitha. Pastaj përmend tre gjëra specifike që duhet të leri. Kush janë ato? (Shtëpinë, të afërmit, miqtë)
  3. Kur Perëndia i kërkoi Abrahamit të largohej i bëri një premtim.
    Cili ishte ai? (Do të bëhesh ati i një kombi të madh dhe unë do të të bekoj.)
  4. Kur u largua nga Harani çfarë mori me
    vete Abrahami? (gruan Sara, nipin Loti, gjithçka që kishte, burrat që u shërbenin)
  5. Kush ishte toka që Perëndia do t’i jepte Abrahami dhe pasardhësve të tij? (Kanaani)
  6. Çfarë bërë Abrahami në vendin ku i foli Perëndia? (Ngriti një altar dhe e falenderoi Perëndinë)
  7. Kur po bëhej e vështirë të gjendej kullotë e livadhe për bagëtinë e tyre çfarë i sugjeroi Abrahami Lotit? (Le të ndahemi pra. Nëse ti shkon nga e
    majta, unë po shkoj djathtas. Nëse ti shkon nga e djathta, unë po shkoj majtas)
  8. Abrahami sugjeroi ndarjen sepse ai nuk donte që të …. (Kishte grindje midis tyre sepse ishin të gjithë një familje)
  9. Si iu përgjigj Perëndia pyetjes së Abrahamit: “Unë nuk kam fëmijë dhe tani jam plak. E kur do të bëhemi me fëmijë unë edhe Sara?” (Shiko qiellin dhe numëro yjet nëse mundesh t’i numërosh. Kaq të panumërt do të jenë edhe pasardhësit e tu.)
  10. Çfarë bëri Abrahami pasi Perëndia i premtoi se pasardhësit e tij do të ishin të shumtë sa yjet e qiellit? (I besoi Perëndisë dhe fjalës së Tij)
  11. Kush tjetër veç Abrahamit është thirrur të jetë një bekim? (Të gjithë ne)
  12. Për çfarë jemi thirrur ne? (Thirremi për t’u larguar nga vendlindja jonë dhe për t’u bërë qytetar të Mbretërisë së Perëndisë)

Ati Abraham

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/Ati-Abraham.pdf”]

Konkursi

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/konkursi.pdf”]

Zanafilla 12-2

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/Zanafilla-12-2.pdf”]

 

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG