Home » Botime » Mesime katekizmi » Mesimi 6:Largimi nga perendia dhe varka e shpetimit

Mesimi 6:Largimi nga perendia dhe varka e shpetimit

Guri II – Largimi nga Perëndia dhe varka e shpëtimit

Objektivat:

  • Nxënësit të mësojnë se njeriu përmes mosbindjes u largua nga Perëndia, burimi i gjithë të mirave në jetë.
  • Nxënësit të kuptojnë se Perëndia nga dashuria për krijesën e Tij, nuk e harroi njeriun.
  • Nxënësit të kuptojnë se Perëndia që po punonte për shpëtimin e krijesës, shpëtoi njeriun përmes arkës së Noes dhe ujit.

Materialet: Kuti të mëdha kartoni për të ndërtuar arkën e Noeut, furçë, bojra për të ngjyrosur kartonin të duket si varkë, veshje të Noeut, maska kafshësh që fëmijët do të veshin, ylber.

Mirdita. Unë jam ___________ dhe shpresoj që të kalojmë një kohë të mrekullueshme së bashku. Javën e kaluar mësuam një pjesë të historisë së Mbretërisë së Perëndisë, pasi mësuam se çfarë Perëndia ka bërë për ne përmes krijimit. Kush nga ju më kujton vargun biblik që mësuam javën e kaluar? “Atëherë Perëndia pa të gjitha ato që kishte bërë dhe, ja, ishte shumë mirë.” ( Zanafilla 1:31)

Bravo, ju lumtë. Pra Perëndia krijoi qiellin, tokën, detet, dillein, hënën, yjet, kafshët, bimët, pemët dhe të fundit që krijoi ishte burri dhe gruaja. Çdo gjë që Perëndia krijoi ishte e mirë. Perëndia i dha njeriut, i cili ishte krijuar në imazhin e Tij përgjegjësinë për t’u kujdesur për kafshët, bimët, shpendët, peshqit. Perëndia u kujdes për krijesat e Tij duke u dhënë të hanin nga frutet e pemëve të kopshtit dhe të jetonin në prani të Tij. Njeriu në të kundërt zgjodhi të largohej nga Perëndia. Kështu njeriu në vend që të jetonte me Perëndinë dhe të merrte jetë nga burimi i jetës, që është vetë Perëndia, vendos të largohet nga Ai dhe të përpiqet të jetoj vetëm pa Perëndinë. Duke bërë këtë ai shkatërroi jetën e tij. U zhyt në çdo lloj mëkati, mbushi botën me dhunë, gënjeshtër, ligësi, vrasje, etj. Derisa që Perëndia për të shpëtuar rracën njerëzore që krijoi ishte detyruar të pastrojë botën dhe të shkatërrojë gjithë ligësinë. Pavarësisht se njeriu i ktheu shpinën Perëndisë dhe vendosi të jetojë larg Tij, Perëndia premtoi të dërgojë një Shpëtimtar.

Largimi nga Perëndia i solli njeriut shumë vështirësi, sëmundje madje dhe vdekjen. Njerëzit sa vinte e largoheshin gjithnjë e më shumë prej Perëndisë. Njerëzit ishin bërë të ligj dhe bënin vetëm ligësi përveç Noeut i cili ishte i drejtë. Por Perëndia i cili e donte krijesën e Tij pa kushte, nuk mund ta linte atë në një gjendje të tillë. Nga dashuri për njeriun Perëndia vendosi të veprojë. Përpara se të dërgonte Shpëtimtarin, Ai përdori Noeun për të shpëtuar rracën njerëzore dhe shtazore. Ne jemi të bekuar sepse sot Noeu do të vij të na tregojë historinë e tij dhe se si Perëndia e përdori atë dhe familjen e tij për të ruajtur gjininë njerëzore në botë. Le ta ndjekim atë me vëmendje.

Noeu

Noeu: Unë jam Noeu, i biri i Lamekut. Perëndia, Krijuesi i gjithësisë një ditë më tregoi se çfarë do të bënte me krijesën e Tij pasi Ai nuk ishte i kënaqur nga veprimet e tyre dhe më tha:

Perëndia: “Njerëzve po u vjen fundi, sepse toka është e mbushur plot me krimet e tyre. Do të zhduken të gjithë, por ty do të të shpëtoj.”

Noeu: Kjo më bëri të mendoj. Pastaj Ai më tha:

Perëndia:  “Ndërto një anije të madhe prej druri.”

Noeu: Siç e shikoni (tregon me dorë nga anija) nuk hezitova po përvesha mëngët menjëherë dhe fillova punën për ndërtimin e saj. Ai më tha të hyja në arkë bashkë me gruan, djemtë dhe nuset e tyre. Gjithashtu më tha të merrja edhe nga një çift nga të gjitha kafshët, që të mbijetonin edhe ato.Unë doja të zbatoja urdhërin e Tij, dhe prandaj veprova ashtu si më tha. Pas shtatë ditësh filloi një shi i madh sa që toka u mbush me ujë dhe u bë një përmbytje e madhe. Shiu nuk pushoi për dyzet ditë e dyzet netë. Nga shirat e madhe që ranë të gjithë që ishin jashtë arkës u përmbytën.  Unë, familja ime dhe kafshët që ishin bashkë me ne në arkë shpëtuam. Uji mbuloi tokën për javë të tëra. Perëndia nuk na harroi, Ai ndaloi shiun dhe dërgoi një erë në tokë që të ulej niveli i ujit. Kur niveli i ujit filloi të binte, arka jonë ndali në malin Ararat. Prita për disa ditë pastaj hapa një dritare dhe lëshova një pëllumb. Në darkë pëllumbi u kthye në arkë. Në sqep mbante një gjethe të gjelbër ulliri. Atëherë e kuptova se niveli i ujit kishte rënë plotësisht. Pastaj Perëndia më tha:

Perëndia: “Dil nga arka bashkë me familjen. Nxirr prej andej edhe të gjitha kafshët, që të fillojnë të shtohen e të përhapen nëpër tokë.”

Noeu: Për ta falenderuar Perëndinë ndërtova një altar dhe i kushtova një flijim. Perëndia më tha:

Perëndia: “Dua të bëj një besëlidhje, një dhiatë me njerëzit. Ju premtoj se nuk do të ketë më asnjë përmbytje për të shkatërruar tokën. Ylberi në qiell është shenja e besëlidhjes që kam bërë me ju. Kur ta shikoni, do të kujtoheni e do të thoni: “Perëndia do të mirën tonë”.

 

Kënga: NOA

 

Zoti i tha Noes

Përmbytje do të vijë (2x)

Nxirri f’mijët

Nga përmbytje e madhe

F’mijët e Perëndisë

 

Noa ndërtoi

Ndërtoi një ark, një arkë (2x)

Mori f’mijët

Brenda n’ark, n’ arkë

F’mijët e Perëndisë

 

Ra shi, u derdh shi

Për dyzet, dyzet ditë

Dhe gjithë turma

Turma njerëzish të çmendur

F’mijët e Perëndisë

 

Ngrihuni, ndriçohuni,

Lavdi Zotit i jepni (2x)

Ngrihuni, ndriçohuni

Lavdi Zotit i jepni

F’mijët e Perëndisë

F’mijët e Perëndisë

 

 

Vargu Përmendësh: Në ditët e Noeut ndërsa po ndërtohej arka, pak, gjithsej tetë shpirtra, shpëtuan nëpërmjet ujit. 1 Pjetri 3:20

Në grup të vogël

Rrethi i brendshëm dhe i jashtëm: Në rrathë koncentrikë (d.m.th fomohen dy rrathë, një rreth i madh dhe një më i vogël brenda tij) fëmijët rrotullohen në mënyrë që të kenë një njeri tjetër para dhe pastaj u përgjigjen ose diskutojnë pyetjet e mësuesit.

  1. Kush ishte zgjedhja e njeriut pas krijimit dhe çfarë ishin pasojat e zgjedhjes që ai bëri? (Njeriu zgjodhi të jetojë larg Perëndisë dhe për rrjedhojë zgjodhi vdekjen, sëmundjen, prishjen, ligësinë, etj)
  2. Çfarë bëri Zoti për të shpëtuar rracën njerëzore? (përmbyti gjithë krijimin, por shpëtoi Noeun dhe familjen e tij e nga një çift të çdo lloj kafshe)
  3. Kush ishte ndryshimi midis njerëzve të parë dhe Noeut? (Noeu zgjodhi t’i bindej Perëndisë kurse ata zgjodhën të mos i bindeshin Perëndisë dhe të jetonin larg Tij)

Pasi keni mbaruar së ndari idetë përmes aktivitetit të mësipërm kërkoju fëmijëve të ndajnë me shokun në krah se: Çfarë do të ishin disa gjëra që ju do të bëni që të jetoni një jetë me Perëndinë dhe jo larg Tij? Më pas kërkoju që t’i shkruajnë idetë e tyre në një letër.

Loja për grupin e vogël (parashkollorët) – Grupi i vogël të printojë një foto të një arke, dhe foto kafshësh, të paktën një për çdo fëmijë. Ngjiteni arkën në mur. Mbyllini sytë fëmijëve, rrotullojini tri herë dhe nisini për të ngjitur kafshën brenda në arkë.

Grupi parashkollorëve: do të bëjë maska kafshësh si punë dore.

Grupi kl 1- 4: Punëdore do të bëj merimangën me pipe cleaners.

Grupi kl 5- 7: do të bëjë tulipanin si punëdore.

Pjetri 3-20

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/1-Pjetri-3-20.pdf”]

Noe

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/noe.pdf”]

Noahs Ark

 

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG