Home » Botime » Mesime katekizmi » Mesimi 5:Të kujtojmë dhuratën e mirë të Perëndisë, krijimin

Mesimi 5:Të kujtojmë dhuratën e mirë të Perëndisë, krijimin

Historia e Mbretërisë së Perëndisë:

Guri 1 – Të kujtojmë dhuratën e mirë të Perëndisë, krijimin.

Objektivat:

  • Nxënësit të kuptojnë se Perëndia ka krijuar gjithësinë dhe gjithësia është Mbretëria e Tij
  • Nxënësit të kujtojnë se krijimi është dhuratë e mirë e Perëndisë për ne
  • Nxënësit të kuptojnë se ne jemi krijuar në imazhin e Perëndisë dhe kemi dhunti krijuese

Materialet: guri, letër për çdo fëmijë, laps për çdo fëmijë, dhe materialet e punës së dorës që do zgjidhni të bëni, vargu biblik.

Mësuesi :

Javën e kaluar kujtuam kalimin e Jordani prej Izraelitëve dhe kërkesën që Perëndia pati për ta, që të merrnin 12 gurë, një për secilin fis dhe t’i vendosnin në anën tjetër të Jordanit ku do të qëndronin atë natë. Arsyeja pse Perëndia e kishte kërkuar këtë ishte se kur bijtë e tyre të pyesnin se çfarë ishin ata gurë, ata t’u tregonin atyre atë që Perëndia kishte bërë për ta kur kaluan Jordanin. Kush prej jush më kujton vargun biblik që kishim javën e kaluar? “Ujërat e Jordanit u ndanë para Arkës së Besëlidhjes së Zotit dhe këtë gurë do të jenë për bijtë e Izraelit një kujtim për jetë.” (Jozueu 4:7) Edhe ne këto javë do të kujtojmë (gurin 1 në dorë dhe një shirit të shkruar mbi të Krijimi) atë që Perëndia ka bërë për ne duke krijuar gjithësinë.

_______ (personazhi 1) ka dëshirë të shkojë në Mbretërinë e Perëndisë.

Personazhi 1: O _________ (personazhi 2) si filloi kjo historia e Mbretërisë së Perëndisë? A pushtoi Perëndia ndonjë vend?

Personazhi 2: Jo moj ______ (personazhi 1) , Perëndia nuk kishte nevojë të pushtonte ndonjë vend, pasi Ai vetë krijoi gjithçka. Asgjë nuk ekzistonte para se Perëndia ta krijonte.  Perëndia solli gjithçka në ekzistencë.

Personazhi 1: Vërtetë? Po si e bëri Perëndia një gjë të tillë? Mendoj do t’i jetë dashur shumë kohë. Të krijosh gjithë universin do të duhen vite të tëra.

Personazhi 3: Por Perëndia krijoi çdo gjë duke përdorur fjalën. Ai tha dhe u bë.

Personazhi 1: Vërtet… Ua ja mua më ka marrë uria. (dhe vendos dorën grusht tek stomaku). Ja të them “le të bëhet sanduiç” dhe me fuqinë e fjalës të krijoj një sanduiç. (personazhi 1 nxjerr dorën para dhe me sytë e mbyllur thotë me zë urdhërues) “Le të bëhet sanduiç!” (shikon e habitur që nuk ndodhi gjë).

Personazhi 2: O ________  (personazhi 1) ne nuk mund të krijojmë nga asgjëja. Vetëm Perëndia ka mundësi të krijojë. Ai krijoi çdo gjë duke thënë fjalën dhe gjëja të bëhej. Perëndia krijoi qiellin dhe tokën. Por toka ishte e shkretë. Kudo kishte errësirë dhe ujë. Atëherë Perëndia tha: “Të bëhet drita!”. Dhe drita u bë.

Personazhi 3: Perëndia jo vetëm që tha dhe u bë por Ai u kënaq kur pa se drita ishte e mirë. Dritën e quajti “ditë”, ndërsa errësirën e quajti “natë”.

Personazhi 1: Ua, vërtet?!

Personazhi 2: Pastaj Perëndia tha: “Mbi tokë të bëhet një kube, kupa e qiellit për të ndarë ujërat”. Dhe ashtu u bë.

Personazhi 3: Perëndia e quajti këtë kupë qiellore si kube “qiell”.

Personazhi 2: Pastaj Perëndia tha: “Ujërat që janë mbi tokë të mblidhen mënjanë, që të duket toka e thatë!” Dhe ashtu u bë.

Personazhi 3: Tokën e thatë Perëndia e quajti “tokë” ndërsa ujërat “det”. Perëndia u kënaq sepse kjo ishte e mirë.

Personazhi 1: Ua sa e fuqishme qenka fjala e Perëndisë. Ai vetëm tha dhe ajo që Ai tha ndodhi.

Personazhi 2: Po ______ (personazhi 1). Perëndia përdori të njëjtën mënyrë për të krijuar bimët dhe pemët, ndriçuesit për ditën dhe natën, diellin dhe hënën me yjet. Ai madje krijoi peshqit dhe gjithë gjallesat e ujërave si dhe shpendët që fluturojnë në ajër. Ai krijoi kafshët e tokës, të buta e të egra, të mëdha e të vogla. Perëndia u kënaq sepse kjo ishte e mirë. Pastaj u tha kafshëve të tokës, shpendëve dhe peshqve: “Shumohuni e mbusheni detin dhe tokën!”

Personazhi 1: Ua, të gjitha vetë i krijoi Ai?

Personazhi 2: Po, të gjitha. Perëndia krijoi gjithçka që ishte e nevojshme.

Personazhi 1: Ua sa mirë. Ai krijoi gjithçka se vetëm Perëndia e dinte se çfarë është me e mira dhe çfarë është e domosdoshme për të jetuar. Mirë mor çuna mirë, por pse ne të mos krijojmë si Perëndia, vetëm duke përdorur fjalën?

Personazhi 3: Në fakt, ndryshe nga gjithë pjesa tjetër e krijimit Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëllimit të Tij. Të krijuar sipas shëmbëllimi të Perëndisë ne kemi mundësi të jemi qenie krijuese por jo nga hiçi. Ne mund të krijojmë duke përdorur materien.

Personazhi 2: Po Perëndia e krijoi njeriun në shëmbëllimin e Tij, e krijoi burrë e grua. Pastaj e bekoi Adamin dhe Evën dhe tha: “Bëni fëmijë, shumohuni dhe mbusheni tokën! Sundoni mbi peshqit, mbi shpendët, dhe mbi të gjitha kafshët. Tuajat janë edhe pemët me gjithë frutat e tyre. Jua lë juve të kujdeseni për to.”

Personazhi 1: Ua Ai na ka bërë ne përgjegjës për t’u kujdesur për gjithë krijimin e Tij.

Personazhi 3: Po. Ai na besoi ne këtë detyrë. Pastaj Perëndia pa gjithçka që kishte krijuar dhe u kënaq. Të gjitha ishin shumë të mira.  Pastaj Perëndia u çlodh dhe bekoi ditën kur kishte përfunduar gjithçka.  Këtë ditë e caktoi si ditë të veçantë, që ta nderojnë të gjithë njerëzit, që të çlodhen e të përlëvdojnë Perëndinë për të gjitha veprat e Tij të mira.

Personazhi 2: Perëndia mbolli edhe një kopësht të bukur dhe brenda tij vuri Adamin dhe Evën që kishte krijuar. Perëndia u tha të hanin nga gjithë pemët e ndryshme në kopsht përveçse nga pema që ndodhej në mes të kopshtit. Ata kishin leje të hanin nga të gjitha pemët e tjera përveç kësaj. Ja si e krijoi Perëndia Mbretërinë e Tij dhe ky gur këtu është të na kujtojë ne këtë gjë.

Vargu përmendësh: Atëherë Perëndia pa të gjitha ato që kishte bërë dhe, ja, ishte shumë mirë.( Zanafilla 1:31)

Kënga: Kënga e marrë nga libri Malli i Parajsës e kënduar nga Hirësi Andoni

 

Grup i vogël: Dhurata e Krijimit – secili mësues

 

Do keni një dhuratë të mbështjellë në mes të grupit dhe filloni diskutimin me këto pyetje:

A ju pëlqen të merrni dhurata? A merrni dhurata kur keni ditëlindjen, ose për Krishtlindje?

Kush na japin dhurata? (Njerëzit që na duan. )

Dhurata më e madhe prej të gjithave është dhurata e krijimit, Perëndia krijoi gjithçka për ne, diellin, hënën, ujërat, bimët, pemët, natyrën, kafshët, ejt. Madje vetë jeta jonë është dhuratë nga Perëndia dhe ne me jetën tonë duhet të tregojmë mirënjohjen tonë ndaj Perëndisë.

Kur dikush na dhuron një dhuratë çfarë bëjmë ne? (I shprehim mirënjohjen)

Po shumë mirë. Ne tregojmë se jemi mirënjohës dhe i falenderojmë. Edhe tani ne do të marrim disa minuta të shkruajmë një letër falenderimi Perëndisë për dhuratën e krijimit.

 

 Leter falenderimi

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/leter-falenderimi.pdf”]

 Zanafilla 1-31

[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/zanafilla-1-31.pdf”]

Punedore

dielli flutura hena

 

 

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG