Historia e Mbretërisë së Perëndisë
Objektivat:
- Nxënësit do mësojnë se Izraelitët përdorën 12 gurët për të kujtuar atë që Perëndia bëri për ta kur kaluan lumin Jordan.
- Nxënësit do të mësojnë se për të kujtuar atë që Perëndia bëri për ne duhet të lexojmë historinë e Mbretërisë së Tij të treguar në librat e Dhiatës së Vjetër.
- Nxënësit do të mësojnë ndarjen e kategorive të librave të Dhiatës së Vjetër dhe në cilën kategori shkon secili libër.
Materialet: gurë për çdo fëmijë, bojra, gota plastike për bojrat, sfungjer ose penel, letrat e lojës, gurët e bërë prej paper mache.
Në grup të vogël: Aktiviteti hyrës
Ky mësim do të fillojë në grupe të vogla dhe pastaj do të bashkohemi të gjithë bashkë tek një nga klasat. Para se të bëni lojën me librat e Dhiatës së Vjetër duhet të mësoni në cilën kategori shkon secili libër i Dhiatës së Vjetër pasi do t’ju duhet për lojën.
Aktiviteti që do bëni në grupe të vogla është loja me librat e Dhiatës së Vjetër. Keni 4 kategoritë në të cilat ndahen librat e Dhiatës së Vjetër. Ligji janë librat: Zanafilla, Eksodi, Levetiku, Numrat dhe Ligji i Përtërirë. Librat Historikë janë: Jozueu, Gjyqtarët, Ruthi, 1 Samueli, 2 Samueli, 1 Mbretërit, 2 Mbretërit, 1 Kronikave, 2 Kronikave, Ezra, Nehemia, Esteri dhe Judita. Librat poetik: Jobi, Psalmet, Fjalët e Urta, Predikuesi, Kënga e Këngëve, ….Librat profetik janë:
Loja do të luhet në këtë mënyrë. Keni letrat e kategorive të cilat i vendosni në tavolinë. Pastaj shpërndani të gjitha letrat e librave nxënësve. Ai i cili ka letrën me librin e Zanafillës e vendos atë tek kategoria Ligji. Pastaj nëse ka letër tjetër nga ajo kategori ose një person tjetër ka letër nga ajo kategori e ul atë tek vendi i kategorisë. Pastaj pasi të gjithë kanë vendosur librat e kategorisë Ligji do të ulin letrat tek kategoria Librat Historikë. Kur të mbarojë dhe kjo kategori do të vendosin letrat tek kategoria Urtësia dhe në fund Librat profetik. Mund ta luani lojën duke e ndarë grupin tuaj në dy grupe të vogla dhe të keni konkurs midis tyre, kush do t’i ndajë librat sipas kategorive më shpejt. Grupi që mbaron i pari fiton lojën.
Ndarja e librave të Dhiatës së Vjetër sipas kategorive:
- Ligji – Zanafilla, Eksodi, Levetiku, Numrat, Ligji I Përtërirë
- Librat Historikë – Jozueu, Gjyqtarët, Ruthi, Samueli 1 dhe 2, Mbretërit 1 dhe 2, Kronikat 1 dhe 2, Ezra, Nehemia, Ester, 1 dhe 2 Esdra, Tobia, Judita, 1 dhe 2 dhe 3 Makabejtë.
- Urtësia– Jobi, Psalmet, Fjalët e Urta, Predikuesin, Kënga e Këngëve, Ekleziastiku, Urtësia e Solomonit.
- Librat profetik – Isaia, Jeremia, Ezekieli, Danieli, Amosi, Osea, Mikea, Nahumi, Habakuku, Sofonia, Hagai, Zakaria, Malakia, Abdia, Joeli, Jona, Vajtimet, Letrat e Jeremias, Baruku.
Koha e artit – Lyerja e gurëve që do të shërbejnë si kujtues për gjërat e mëdha që Perëndia ka bërë për shpëtimin tonë.
Në grup të madh: Mësimi
Mirdita. Unë jam __________ dhe sot do të argëtohemi së bashku.
Përmend kush ka patur ditëlindjen atë javë dhe këndojini shumë urime së bashku.
Javën e kaluar mësuam se Bibla është libri më i rëndësishëm në botë. Ajo është shkruar nga Perëndia dhe çdo gjë në të është e vërtetë. Ne mësuam se Bibla përbëhej nga 76 libra të vegjël, se ishte libri më i cituar, më i botuar, më i përkthyer dhe më i shituri i këtij viti. Bibla është e frymëzuar nga Perëndia. Kush nga ju më kujton vargun Biblik nga java e kaluar. “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, ndreqje, bindje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërëisht i pajisur për çdo vepër të mirë.” (2 Timoteu 3:16-17)
Sot dhe përgjatë disa javëve në vazhdim do të mësojmë për historinë e Mbretërisë së Perëndisë, do të shohim se çfarë Perëndia ka bërë për ne ashtus si për Izraelitët, populli i zgjedhur i Perëndisë ishin kërkuar prej Tij të gjenin mënyra për të kujtuar atë që Perëndia kishte bërë për ta. Le të shohim pak historinë e popullit të Izraelit para këtij momenti. Populli i Izraelit pas vdekjes së Josifit kishin qënë skllevër për 400 vjet në Egjipt. Perëndia zgjodhi Moisin për të nxjerrë Izraelin nga skllavëria në Egjipt. Perëndia hapi detin e Kuq në dysh që Izraelitët të kalonin, por kur ushtria Egjiptiane u vërsulën për të kaluar detin e Kuq pas Izraelitëve ata u mbytën nga ujërat. Perëndia i la Izraelitët të endeshin në shkretëtirë për 40 vjet, por çdo ditë gjatë kësaj kohe Ai u dha ushqim prej qiellit. Pastaj Perëndia i drejtoi Izraelitët në Tokën që u kishte premtuar kur i nxorri ata nga skllavëria e Egjiptit.
(Për të treguar historinë e kalimit të lumit Jordan të popullit të Izraelit na duhet të bëjmë më pare me tollumbace dhe paper mache 12 gurë të cilët do të jenë për 12 fiset e Izraelit.)
Rrëfyesi: I gjithë populli Izraelit kaloi lumin Jordan. Pastaj Perëndia i foli Jozueut zgjidh 12 burra Izraelitë, një nga secili fis dhe urdhëroji të marrin 12 gurë në mes të Jordanit nga vendi ku u ndalën këmbët e priftërinjve që mbanin Arkën e Besëlidhjes dhe vendosini në vendin ku do të strehoheni sonte. Atëherë Jozueu gjeti 12 burrat nga secili fis dhe u tha të kalonin para Arkës së Zotit, Perëndisë në mes të Jordanit, secili duke mbajtur një gur në kurriz.
12 burrat: Pse duhet të marrin nga një gur?
Jozueu: Kur t’ju pyesin bijtë tuaj në të ardhmen “çfarë janë për ju këta gurë?” do t’u përgjgijeni “Ujërat e Jordanit u ndanë para Arkës së Besëlidhjes së Zotit; kur ajo kaloi Jordanin, ujërat e tij u ndanë dhe këta gurë do të janë për bijtë e Izraelit një kujtim për jetë”.
Rrëfyesi: Bijtë e Izraelit bënë ashtu si Jozueu i urdhëroi. Jozueu gjithashtu ngriti 12 gurë në mes të Jordanit në vendin ku ndalën këmbët e priftërinjve që mbanin Arkën e Besëlidhjes, dhe aty kanë mbetur deri më sot. Pasi gjithë populli kaloi përmes Jordanit, arka e Zotit dhe priftërinjtë kaluan në prani të popullit. Atë ditë Zoti e bëri të madh Jozueun në sytë e tërë Izraelit. Kur Jozueu udhëroi priftërinjtë që mbanin Arkën të dilnin nga Jordani dhe kur ata dolën dhe këmbët e tyre shkelën tokën e thatë, ujërat e Jordanit u kthyen në vendin e tyre dhe filluan të rrjedhin si më parë. Populli doli nga Jordani ditën e dhjetë të muajit të parë dhe ngriti kampin në Gilgal vendi ku vendosën edhe 12 gurët. Pastaj Jozueu i tha Izraelitëve:
Jozueu: Kur në të ardhmen bijtë tuaj do të pyesin etërit “çfarë janë këta gurë?”Ju do t’ua bëni të ditur “Izraeli e kaloi këtë Jordan në të thatë, sepse Zoti Perëndia juaj i thau ujërat e Jordanit para jush derisa të kalonit, ashtu si Zoti Perëndia juaj veproi me Detin e Kuq, të cilin e thau para nesh derisa të kalonim, me qëllim që tërë popujt e tokës të pranojnë që Zoti ka dorë të fuqishme dhe që ju të keni gjithnjë frikë nga Zoti Perëndia juaj.
Ne sot do lyejmë nga një gur për ta marrë me vete në shtëpi dhe për ta përdorur si kujtues se çfarë ka bërë Perëndia për shpëtimin tonë. Që të mësojmë atë që Perëndia bëri për shpëtimin tonë ne do t’ju kërkojmë që kur të shkoni në shtëpi nga kjo e dielë të filloni të lexoni Dhiatën e Vjetër pë të parë atë që Perëndia ka bërë jo vetëm për Izraelin por për të gjithë ne. Sa prej jush nuk kanë Bibël? (Jepu Bibël fëmijëve që nuk kanë)
Vargu përmendësh:
“Ujërat e Jordanit u ndanë para Arkës së Besëlidhjes së Zotit dhe këta gurë do të jenë për bijtë e Izraelit një kujtim përjetë”. (Jozueu 4:7)
Jozeu 4-7
[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/Jozueu-4-7.pdf”]Letrat me librat e DHV
[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/letrat-me-librat-e-DhV.pdf”]Librat e bibles DHV
[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/LIBRAT-E-BIBLES-DHV.pdf”]Librat e Dhjates se Vjeter
[gview file=”http://www.pemaejetes.com/wp-content/uploads/2014/09/LIBRAT-E-DHIATES-SE-VJETER-SHEET.pdf”]