Home » Botime » Mesime katekizmi » Mesimi 3: Mbjellesi dhe fara

Mesimi 3: Mbjellesi dhe fara

Qytetar i Mbretërisë  së Perëndisë

Jetë e re në Krishtin është jetë e frutshme

30 minuta – kokteil

5 minuta

Përshëndetje. Unë jam _____________ dhe jam i/e lumtur që ju jeni me ne sot. Sa janë këtu për herë të parë sot? Mirëserdhët. Ne do të gëzojmë së bashku sot.

Interesohu  kush nga femijët ka ditëlindjen dhe këndoni sëbashku “Shumë urime”

Javën e kaluar Nikodimi na tregoi se nga biseda e tij me Krishtin ai kishte mësuar se qytetarët e Mbretërisë së Perëndisë lindin në këtë mbretëri. Ai ishte trishtuar pasi ai vetë kishte lindur këtu në tokë, por donte të ishte qytetar i Mbretërisë së Perëndisë. Krishti i kishte thënë se duhej të rilindte prej ujit dhe Frymës ashtu siç thamë edhe në vargun përmendësh javën e kaluar i cili ishe….

2 minuta

  • Këtu përsërisni vargun biblik Joani 3:3
  • “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund të shohë mbretërinë e Perëndisë” (Joani 3:3)
  • Po kënga që mësuam javën e kaluar cila ishte?

3 minuta

Këndoni së bashku Unë jam një tempull.

Ne bëhemi qytetarë të Mbretërisë së Perëndisë duke rilindur prej ujit dhe Frymës. Në cilën shërbesë ndodhte kjo? (në pagëzim). Në pagëzim ne rilindim. Qytetaria jonë më e rëndësishme tashmë është ajo e Mbretërisë së Perëndisë dhe ne jetojmë si qytetar të kësaj Mbretërie.  Si ata që e dëgjojnë Fjalën e Perëndisë e ruajnë të pastër në zemër dhe japin frut.

15 minuta

Mbjellësi dhe fara

Ju lutem imagjinoni bashkë me mua një turmë njerëzish që mblidhen. Këta njerëz vijnë nga qytete të ndryshme dhe Krishti fillon t’u flasi për bujqësi. Dhe unë po të isha një prej këtyre njerëzve do kisha thënë “ë?”. Përse po na flet ky për bujqësi?

Një ditë me diell një mbjellës merr belin, ngre në kurriz thesin me farën dhe niset për në arë. (Ndërkohë që rrëfyesi tregon historinë bujku del me bel në shpatull dhe me një thes në kurriz niset për në arë. Bleni grurë për të përdorur për farën dhe mbjellësi që bën sikur mbjell dhe janë katër lloje tokash, rruga, toka me gurë, toka me ferra dhe toka e mirë.) Ndërsa po mbillte një pjesë e farës ra në rrugë dhe zogjtë e uritur që fluturonin mbi rrugë zbritën dhe e hëngrën, se nuk mund ta linin këtë ushqim të shkonte dëm. (Bëj dy fëmijë si zogj duke u bërë një sqep me letër portokalli dhe duke e lidhur me llastik pas kokës dhe duke e vendosur sqepin tek goja. Ulen të qukasin mbi rrugë për të ngrënë farat. Ata ulen të hanë farat dhe me kurriz nga fëmijët i heqin farat nga dyshemeja duke i kapur fshehurazi me dorë dhe pastaj fluturojnë tutje. )

Ndërsa një pjesë tjetër e farës ra në tokë me gurë (disa gurë të vendosen në dysheme ose dy tre kartona të pikturuar si gurë që vendosen për të krijuar një pamje 3Dimensionale dhe ku mbjellësi mund të kalojë përmes gurëve të pikturuar. Si mendoni ju çfarë ndodhi me këto fara? (prit pak për përgjigje) A mbinë? Po, ato mbinë, por nuk jetuan gjatë sepse nuk kishin ku të ushqeheshin, nuk kishin pleh dhe ujë, prandaj dhe u thanë.

Një pjesë tjetër e farës ra ndër ferrat. Ferrat u rritën dhe ia zunë frymën. Ato nuk e lanë diellin të ndriçonte mbi to, nuk I lanë vend farave të zinin rrënjë (këtu shfaq pikturë të farës së mbirë të mbuluar nga ferrat) dhe kështu farat nuk u rritën.

(Mbjellësi që vazhdon të bëj sikur mbjell. Përdorni letër të hollë tissue paper ngjyrë kafe për të shtruar në dysheme si tokë pjellore) Pjesa tjetër e farë ra në tokë të mirë e pjellore. Farat e mbjella këtu dhanë frut njëqindfish sepse kishin vend ku të rriteshin dhe me se të ushqeheshin. (këtu të keni një shportë me grurë që të duket si fryti i mbledhur nga kjo tokë që prodhoi 100-fish).

“Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë” përfundoi Krishti tregimin e tij.

Ndërsa dishepujt  e konfuzuar thanë: “Ë?” (tre fëmijë mund të luajnë dishepujt dhe kur të arrini tek kjo pikë e historisë një ë në formë habie dhe konfuzioni, paqartësie e shprehur përmes zërit dhe fytyrës së tyre)

(Narratori I historisë në këtë pikë do t’a ndalojë historinë do t’i ndajë fëmijët në dishepuj, grupi 1, grupi 2, grupi 3, grupi 4. Nëse nuk keni shumë fëmijë bëni dishepujt dhe grupi 1 e grupi 2. Tregoju dishepujve se kur të bësh me gisht nga ata, ata duhet të bëjën  aaaah, kur të bësh me dorë nga grupi 1 ata duhet të bëjën uuuu, grupi 2 fap fap, grupi 1 iiii, grupi 2 Amin. Kur të arrish në ato pjesë të historisë bëj me shenjë grupeve përkatëse që të bëjnë tingullin që ti u ke mësuar më parë)

Krishti e pa që ata nuk e kuptuan dhe filloi t’u shpjegonte. Fara është Fjala e Perëndisë.

Dishepujt: Aaaah

Fara që bie gjatë rrugës janë ata që e dëgjojnë Fjalën e Perëndisë, por djalli vjen dhe ua merr atë nga zemra që të mos besojnë dhe të mos shpëtohen. (një pjesë e fëmijëve nga salla të udhëzuar më parë do të bëjën uuuuuu)

Ato që bien në gurë janë ata që kur e dëgjojnë Fjalën e Perëndisë e presin me gëzim, por nuk kanë rrënjë. Besojnë për një farë kohe por kur vjen tundimi tërhiqen (një pjesë e fëmijëve nga salla të udhëzuar më parë do të bëjnë fap fap)

Ato që ranë ndër ferra janë ata që e dëgjojnë Fjalën e Perëndisë por shqetësimet, kënaqësitë, pasuritë e jetës ua zënë frymën dhe nuk arrijnë të japin frut. (një pjesë e fëmijëve nga salla të udhëzuar më parë do të bëjnë iiiii….)

Por pjesa që ra në dhe të mirë janë ata që e dëgjuan Fjalën e Perëndisë, e ruajnë atë në zemrë të ndershme dhe të mirë dhe japin frut me durim. (një pjesë e fëmijëve nga salla të udhëzuar më parë do të bëjnë Amin)

5 minuta

Vargu pëmendësh: Bashkë me Krishtin u kryqëzova; edhe s’rroj më unë, po Krishti rron tek unë; edhe ajo që rroj unë tani në mish, rroj në besimin e Birit të Perëndisë, i cili më deshi edhe dha veten e tij për mua.” Galatianët 2:20

Pas vargut përmendësh do të keni diskutimet në grupe (20-25 minuta)

“Një jetë në Krishtin, si qytetar të Mbretërisë së Perëndisë është një jetë që jep frut”.  Kjo është ajo që dua të fokusoheni në diskutim. Reflektoni dhe mendoni si mund ta bëni një gjë të tillë vetë për grupet tuaja.

Punëdore …………………………………….. GJEJ P DORE\

Parabolae mjellest grafik pa shkronja

 

Parabola e mbjellesit dhe fares

fusha me grure

 

mbjellesi Jisui i flet njerezve gurat gjemba 1 gjemba fusha me grure 1 fusha me grure foto e rruges Bime te mbira 222 12

 

 

 

 


Parabola e mjellesit

 

 

Parabolae mjellest grafik pa shkronjath...theparableofthesower-120623160125-phpapp02-thumbnailToka e mire222

Jisui i flet njerezve

 

 

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG