Materiale:
Kukulla luan, legena, ujë, tavolinë, perde për të mbuluar tavolinën, letër flip charti, marker, arinj të pisët, foto mbretërish.
Objektivat:
v Nxënësit të mësojnë se përmes pagëzimit ne bëhemi Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë
v Nxënësit të ndjehen me të vërtetë se identiteti i tyre kryesor është të jenë Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë
v Nxënësit nxiten të vendosin të bëhen qytetar të Mbretërisë së Perëndisë përmes pagëzimit dhe të ndihmojnë të tjerët të ndërmarrin një vendim të tillë.
Aktiviteti Hapës
Mësuesi: Mirëserdhët në Mbretërinë e Perëndisë. Kush është këtu për herë të parë sot? Mirëserdhët! Ne jemi të gëzuar që ju jeni bashkë me ne. Unë jam ___________ dhe sot do të kënaqemi së bashku.
Javën e kaluar thamë se udha për në Mbretërinë e Perëndisë ishte Krishti. Viza jonë në këtë Mbretëri ishte t’i përkushtonim jetën tonë Atij.
Sot ne do të mësojmë si t’i përkushtojmë jetën tonë Krishtit sepse dëshirojmë të jetojmë si qytetar të Mbretërisë së Perëndisë. Sepse dëshirojmë të jetojmë si Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë. Po, si Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë.
Ndërkohë do të kemi një legen me ujë dhe një luan që po mbytet në ujë dhe thërret
Luani: Ndihmë, ndihmë, ju lutem më ndihmoni se po vdes. Ndihmë se po mbytem.
Mësuesi: Kush po thërret për ndihmë, pa ta dëgjoj nga po vjen ky zë.
Luani: Ndihmë, ndihmë.
Mësuesi: Ua miku im Luani po mbytet. Ai po vdes por shpejt ta nxjerr nga uji.
Luani: Kollitet, sikur ka pirë shumë ujë dhe me zor po merr frymë. Pastaj thotë, faleminderit, faleminderit që më shpëtuat. Faleminderit që më nxorrët nga uji dhe s’më latë të vdisja.
Mësuesi: Të lutem miku im. Unë dëshiroj që ti të jetosh dhe jo të vdesësh. Shtrihu dhe qetësohu.
Mësuesi: Ecën në drejtimin tjetër dhe thotë UJË, UJË. Pyet fëmijët: Çfarë mendoni ju kur dëgjoni fjalën UJË? (Prit përgjigje nga fëmijët)
UJI mund të sjellë vdekje por UJI mund të sjellë edhe jetë. A mundet bima të jetojë pa UJË? A mundemi ne të jetojmë pa UJË?
Miku im Nikodimi u habit kur dëgjoi nga një burrë për rëndësinë e rilindjes përmes UJIT dhe FRYMËS
Nikodemi
Një person i veshur si Nikodemi që vjen të tregojë historinë e personit që ka takuar dhe gjërat e çuditshme që ka mësuar.
Mirdita. Unë jam Nikodemi. Para se të takoja Krishtin isha farise dhe kre i judenjve. Javën e kaluar ju nisët një udhëtim për në Mbretërinë e Perëndisë. Unë dëgjova se keni dëshirë të jeni Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë. Kjo ishte edhe një dëshirë e imja prandaj një natë vendosa të shkoj e të takoj Krishtin dhe ta pyesja atë se si mund të shikoja Mbretërinë e Perëndisë. (Ikonë e Krishtit në background) Ai më tha disa gjëra të çuditshme se si mund të hyja në Mbretërinë e Perëndisë. Atë natë unë mësova se çdo njeri nuk mund të shkojë në Mbretërinë e Perëndisë por duhet të lindë atje. Unë u trishtova sepse kam lindur këtu dhe kisha shumë dëshirë të isha qytetar i Mbretërisë së Perëndisë por nuk dija se si të bëhesha anëtar i kësaj Mbretërie. Por pastaj Ai më shpjegoi se mund të bëhesha qytetar i kësaj Mbretërie duke rilindur. Kjo më habiti edhe më shumë, si mund të rilind përsëri unë një burrë i moshuar të hyj sërish në barkun e nënës? Por Krishti më tha se është një mënyrë tjetër për të shpëtuar, përmes ujit dhe Frymës që bëhet e mundur për mua të lind si qytetar i Mbretërisë së Perëndisë. Ju fëmijë keni lindur si qytetar të Shqipërisë, por a keni lindur për herë të dytë si qytetar të Mbretërisë së Perëndisë? Nëse keni lindur përsëri duhet të kuptoni se kjo është qytetaria kryesore që keni tani dhe nuk keni nevojë të bëni një udhëtim të arrini në Mbretërinë e Perëndisë. Ju jeni anëtar përmes lindjes, por tani duhet të mësoni si të jetoni në këtë Mbretëri. Ju që nuk keni lindur përsëri a doni të bëheni qytetar të Mbretërisë së Perëndisë? Sepse “Kush nuk ka rilindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë”. Ky është edhe vargu ynë biblik për sot: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund të shohë mbretërinë e Perëndisë” (Joani 3:3)
Diskutim në grupe të vogla:
Çfarë është Qytetaria?
Qytetari është identiteti që ndikon gjithë jetën tënde. Të jesh qytetar i Shqipërisë ka implikime të ndryshme për jetën tënde.
Çfarë do të thotë të jesh Shqiptar? Kërkoju fëmijëve të pikturojnë ose shkruajnë në flipchart përgjigjet e tyre.
Një njeri i lindur në këtë vend, një njeri që jeton në këtë vend, që flet gjuhën e këtij vendi dhe ruan traditat e tij. Një njeri që ka disa privilegje dhe përgjegjësi në këtë vend.
Gjatë këtij viti ne do të mësojmë dhe përjetojmë identitetin tonë si Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë. Do të mësojmë se cilat janë karakteristikat e kësaj qytetarie që kemi marrë.
Ilustrim praktik i pagëzimit:
Sot Nikodimi na tregoi për rëndësinë e ujit dhe Frymës për t’u bërë Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë. Tregoni foto të Mbretërive që janë të rrethuara me ujë. Pyetini fëmijët: Si mendoni ju si mund të shkojmë në këto Mbretëri? Çfarë duhet të bëjmë për të hyrë në këto Mbretëri të treguara në foto?
Duhet të kalojmë përmes ujit.
Edhe për të hyrë në Mbretërinë e Perëndisë ne duhet të kalojmë pëmes ujit.
Si ndodh kjo? Tek historia e Nikodimit sot dëgjuam se ishte e mundur që të lindnim si qytetar të Mbretërisë së Perëndisë përmes ujit dhe Frymës. Në cilin mister ose shërbesë ndodh që ne lindim përmes ujit dhe Frymës në Mbretërinë e Perëndisë? (Pagëzimi). Shumë saktë, pagëzimi.
Përmes pagëzimit ne rilindim si Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë, pra fitojmë një qytetari të re, atë të Mbretërisë së Perëndisë. Tashmë nuk jemi më vetëm Shqipëtar, por më e rëndësishme është që jemi Qytetat të Mbretërisë së Perëndisë. Si qytetar të kësaj Mbretërie ne gëzojmë disa të drejta por kemi edhe disa përgjegjësi. Këto janë gjëra për të cilat ne do mësojmë përgjatë këtij viti. Kush janë të drejtat dhe përgjegjësitë tona si Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë.
Pastrim:
Secili grup duhet të ketë të paktën një legen me ujë (por mund të kemi më shumë se një legen) dhe do të ketë arinj të vegjël që do të jenë të pisët. Pasi t’u kesh dhënë ariun, dhe keni dhe ujin pyeti fëmijët se:
Çfarë duhet të bëjnë për të pastruar arinjtë? T’i lajmë në ujë. Shumë mirë ejani të gjithë të lani ariun tuaj në ujë. Pasi të kenë bërë këtë thuaji fëmijëve. Kur futemi në ujë ne lajmë papastërtitë tona. E njëjta gjë ndodh edhe në pagëzim. Përveç se bëhemi qytetar të Mbretërisë së Perëndisë ne gjithashtu pastrohemi nga mëkatet tona. Tashmë si Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë të pastruar nga mëkati ne përpiqemi të jetojmë një jetë të pastër (qashtër). Kjo është edhe një temë tjetër për të cilën do të flasim gjatë këtij viti. Për ju që nuk jeni ende anëtarë të kësaj Mbretërie ne ju inkurajojmë të zgjidhni të bëheni Qytetar të Mbretërisë së Perëndisë. Gjatë javës mund të flisni me prindërit tuaj për këtë. Për ata që janë anëtar të kësaj Mbretërie ju inkurajojmë të sillni një mikun/en tuaj javën tjetër që nuk është anëtar/e e kësaj Mbretërie që të vijë e të mësojë për Mbretërinë e Perëndisë dhe një ditë edhe ata/o të bëhen qytetar të saj.
Kafshë të cilat po të futen në ujë ato rriten blini dhe t’ua jepni çdo fëmije dhe kur të shkojnë në shtëpi ta vendosin në ujë dhe kur të vijnë javën tjetër ta sjellin me vete dhe të na tregojnë se çfarë ndodhi me to.
Punëdore: Bërja e Kështjellës
7 letra A4 bezhë 160 gr për çdo nxënës, Laps, Prerëse , Gomë, Gërshërë, Vizore