Home » Botime » Mesime katekizmi » Mesimi 1: Qytetar i Mbretërisë së Perëndisë

Mesimi 1: Qytetar i Mbretërisë së Perëndisë

Qytetar i Mbretërisë së Perëndisë

Përshëndetje të gjithëve.

Unë jam __________________ (emri i drejtuesit të qendrës). Ne jemi të lumtur që do të jemi së bashku gjatë këtij viti. Këtë vit ju do të keni mundësinë të argëtoheni, mësoni shumë gjëra, dhe të formoni shoqëri të reja. Sot  një mikja ime, ________,është në kërkim të një Mbretërie që është mbi çdo Mbretëri tjetër, që nuk ka fund, Mbreti i së cilës është Mbret i Mbretërve, një Mbretëri ku çdo person ka mundësi të banojë. Le të shohim nëse e ka gjetur këtë lloj Mbretërie.

Drama

Njëri që është duke parë hartën dhe dy persona të tjerë që vijnë dhe e përshëndesin.

Personazhi 2 & 3: Përshëndetje, Përshëndetje, PERSHENDETJE.

Personazhi: Oh, qenkeni ju, përshëndetje.

Personazhi 3: Çfarë po bën?

Personazhi 1: Nuk e shihni çfarë po bëj?

Personazhi 2: Çfarë është ajo që ke në dorë?

Personazhi 1: Hartë. Jam duke kërkuar vendin më të veçantë në të gjithë botën sepse dua ta vizitoj dhe ndoshta të banoj atje.

Personazhi 3: Po ku dëshiron të shkosh?

Personazhi 1: Dua të vizitoj një mbretëri.

Personazhi 3: Mbretëri? Që ka mbret me kurorë?

Personazhi 1: Po, mbretëri që ka mbret me kurorë. Majde jo vetëm që ka mbret me kurorë, por mbreti i kësaj mbretërie të jetë mbi çdo mbret dhe mbretëria e tij të mos ketë fund.

Personazhi 3: Ha ha ha. Pse ti mendon se ekziston një mbretëri e tillë.

Personazhi 2: Hej unë kam parë këto ditë një reklamë për një mbretëri që nuk kish të krahasuar me asnjë vend tjetër. Madje mund edhe t’ua tregoj?

Bëj një reklamë për Mbretërinë e Perëndisë ku të thuhen të gjitha pikat që duam të mësojmë për Mbretërinë e Perëndisë

Personazhi 1: Ekzistoka me të vërtetë një mbretëri e tillë, një Mbretëri që është mbi çdo Mbretëri tjetër, që nuk ka fund, Mbreti i së cilës është Mbret i Mbretërve, një Mbretëri ku çdo person ka mundësi të banojë dhe udha e vetme për atje është Jisu Krishti.

Personazhi 1: (E habitur fton edhe fëmijët për t’u bërë qytetarë të Mbretërisë së Perëndisë) A dëshironi edhe ju të bëheni qytetarë të Mbretërisë së Perëndisë?

Personazhi 1: (I drejtohet personazhit 2 që e di se çfarë duhet të bësh për të banuar në këtë Mbretëri) O ____ (personazhit 2) u hutova fare, ma thuaj edhe njëherë çfarë duhet të bëja për të banuar në këtë Mbretëri? Më duhej gjë vizë?

Personazhi 2: Jo moj _______ (personazhi 1) jo, viza jote në këtë Mbretëri është Krishti, pasi Ai është e vetmja udhë që të shpie tek Mbretëria e Perëndisë.

Personazhi 1: (ndërrohet skena) Mirë e ka ky ______(personazhi 1), po të vete të pyes edhe në një agjensi nëse dinë ndonjë gjë për këtë Mbretëri.

Personazhi  1 tek agjensia: Mirëdita

Personazhi 4 : Mirëdita. Për çfarë interesoheni?

Personazhi 1: Unë dua të bëj një udhëtim në një Mbretëri që është mbi çdo Mbretëri tjetër, që nuk ka fund, Mbreti i së cilës është Mbret i Mbretërve, një Mbretëri ku çdo person mund të banojë nëse ka dëshirë.  A ekziston një Mbretëri e tillë?

Personazhi 4 : Po, Mbretëria që është mbi çdo Mbretëri tjetër, që çdo kush mund të shkojë dhe që nuk ka fund, është Mbretëria e Perëndisë, dhe Perëndia vetë është drejtuesi i kësaj Mbretërie.

Personazhi 1: (flet me vete) Sa mirë, e gjeta. Paska patur të drejtë ________ (personazhi 2), ekzistoka vërtetë.

Personazhi 1  i drejtohet  Personazhi 4: Por kush është rruga më e mirë për të shkuar atje?

Personazhi 4: Në fakt rruga më e mirë dhe e vetmja për të shkuar në Mbretërinë e Perëndisë është Jisu Krishti, Biri i Tij. Duke ndjekur Jisun dhe duke përkushtuar gjithë jetën tënde tek Ai, ti mund të bëhesh banore e kësaj Mbretërie.

Personazhi 1 : Që të bëhem qytetar i Mbretërisë së Perëndisë nuk paskam nevojë për pasaportë, vizë, apo biletë, thjesht më duhet të ndjek Krishtin, të përkushtoj gjithë jetën time tek Ai ashtu siç Ai vetë na tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” (Joani 14:6)

 

 

 

Udha për në mbretërinë e Perëndisë është Krishti

Të gjithë mund të shkojnë në mbretërinë e Perëndisë nëse vendosin ta ndjekin Krishtin

Nga tani ne mund të shkojmë në mbretërinë e Perëndisë

Mbretëria e Perëndisë është e përjetëshme

Mbretëria e Perëndisë është jeta me Zotin

 

JOANI 14-6

cartoon-kids-musical-bar-eps-22779566

 

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG