Home » Kurikula Biblike » Perendia me krijoi me dashuri 2

Perendia me krijoi me dashuri 2

Kopertina - Perendia me krijoi me dashuri 2Perëndia më krijoi me dashuri 2
Për të respektuar kuriozitetin tuaj të natyrshëm dhe frikën për botën që na rrethon, temat
në këtë libër përqendrohen rreth botës suaj dhe marrëdhënieve me veten dhe të tjerët.
Nëpërmjet theksit mbi marrëdhëniet me babain dhe nënën, ju do të kuptoni cilësitë e
Atësisë se Perëndisë si Krijuesi ynë, plotësues besnik i nevojave tona dhe si dikush i cili
na do ashtu siç jemi.
Tetëmbëdhjetë temat e këtij libri ndahen në kapituj me tema që mbështetin qëllimin për
këtë vit.

Kapitulli 6 – Fisi im
Për fëmijën e vogël, përjetimi i familjes është shumë i rëndësishëm, për sa i përket një
zhvillimi të shëndetshëm të identitetit. Ky kapitull eksploron fisin e fëmijës. Tregimi për
Naomin dhe Ruthin u paraqet atyre marrëdhënien me gjyshërit.
Stërgjyshërit janë fokusi i mësimit mbi Davidin, birin e Jeseut. Tregimi për Mbretin
Solomon paraqet një mundësi për t’u fokusuar mbi urtësinë e anëtarëve më të rritur të
familjes së tyre, nga të cilët mund të mësojnë shumë. Në fund, tregimi për vizitën e
Marisë te kushërira e saj Elisabeta, vë në dukje marrëdhëniet e veçanta mes kushërinjve.

Kapitulli 7 – Anëtarët e familjes kujdesen për njëri-tjetrin
Kujdesi që anëtarët e familjes tregojnë kundrejt njëritjetrit paraqitet si tipar i veçantë
nëpërmjet katër tregimeve biblike:
Kujdesi prindëror kundrejt fëmijëve paraqitet nëpërmjet tregimeve për ngjalljen e bijës së
Jairit dhe shërimit të djalit të centurionit.
Dëshira prindërore për më të mirën e fëmijëve të tyre shprehet nëpërmjet tregimit të
nënave që sjellin për bekim fëmijët e tyre te Jisui. Tregimi për Miriamin, Moisiun dhe ai
për Josifin që u jep ushqim vëllezërve të tij gjatë një zie buke, tregon dashurinë dhe
kujdesin e vëllezërve e motrave për njëritjetrin.

Kapitulli 8 – Të shkuarit mirë me anëtarët e familjes
Fëmijët kanë nevojë për udhëzim dhe edukim ndërsa rriten në marrëdhënien me anëtarët
e familjes. Tregimi për Josifin që fal vëllezërit e tij, përbën një shembull të mirë. Tregimi
për Birin Plangprishës u jep atyre sigurinë që prindërit i duan të gjithë fëmijët në mënyrë
të pakushtëzuar. Tregimi për kthimin e Kornelit pagan, në të krishterë, u tregon fëmijëve
që në familjen e Perëndisë çdokush është i mirëpritur, dhe Lidia u jep atyre shembullin e
mikpritjes së krishterë.

Kapitulli 9 – Anëtarët e familjes bëjnë shumë gjëra së bashku
Katër tregimet nga Shkrimi i Shenjtë të përzgjedhura për këtë kapitull vënë në dukje
gjërat e shumta që anëtarët e familjes bëjnë së bashku. Paravolia e dy bijve, te Mateu
21:28-32, flet për mënyrën sesi e ndihmojnë njëri-tjetrin anëtarët e familjes. Tregimi për
udhëtimin e familjes së Jisuit 12 vjeçar, te Llukai 2:41-52, tregon rëndësinë e adhurimit
si familje. Pjesëmarrja e familjes në ndihmesën që u jepet miqve për festimin e çasteve të
lumtura, na jepet te Joani 2:1-11, në tregimin për dasmën në Kana, në të
cilën morën pjesë Jisui dhe nëna e Tij. Në fund, kënaqësia e pritjes së miqve në shtëpi,
paraqitet te Llukai 10:38-42, në tregimin e mikpritjes së Martës dhe Marisë.

Kapitulli 10 – Familja e Perëndisë kremton
Temat mbi Festën e Ngjalljes dhe Festën e Ngjitjes në qiell të Jisu Krishtit, e futin
fëmijën në mënyrën sesi i kremton këto dy festa familja e kishës. Festa e Ngjalljes është
themeli i besimit tonë të krishterë dhe Festa e Ngjitjes në qiell është pohimi i premtimit të
Perëndisë, që Jisui do të vijë përsëri, të marrë me vete në qiell të gjithë ata që besojnë në
Të.

Kliko ketu per te shkarkuar librin.

 

 

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG