Perëndia më krijoi me dashuri 1
Temat në këtë libër përqendrohen rreth botës së fëmijës dhe marrëdhënieve me veten dhe
të tjerët. Nëpërmjet theksit mbi marrëdhëniet tuaj me babain dhe nënën, do të kuptoni
cilësitë e Atësisë se Perëndisë si Krijuesi ynë, plotësues besnik i nevojave tona dhe si
dikush i cili na do ashtu siç jemi. Tetëmbëdhjetë temat e këtij libri ndahen në kapituj me
tema që mbështetin qëllimin për këtë vit.
Kapitulli 1 – Perëndia krijoi një botë të bukur
Fëmijët e vegjël dëshirojnë të eksplorojnë botën rreth tyre dhe kënaqen me mrekullitë e
krijimit të Perëndisë. Ky kapitull i ushqen fëmijëve interesin e natyrshëm ndaj botës së
krijuar nëpërmjet historisë së krijimit.
Nëpërmjet pasazheve përkatëse nga Ungjijtë dhe Psalmet fëmijët zbulojnë dhe mësojnë
se dielli, hëna, yjet, uji dhe gjithçka tjetër në botë janë krijuar nga Perëndia për të mirën
tonë.
Kapitulli 2 – Perëndia më krijoi me dashuri
Fëmijët rriten shpejt në këtë moshë. Rritja e tyre fizike shoqërohet me zhvillimin e
aftësive dhe identitetit të tyre si persona unikë të krijuar nga Perëndia.
Ky kapitull u jep fëmijëve një vetëdije më të madhe se kush janë ata si fëmijë të
Perëndisë dhe një vlerësim të jetës si dhuratë e Perëndisë.
Kapitulli 3 – Kënaquni me këtë botë të mrekullueshme
Ky kapitull përdor dashurinë e fëmijëve për tregime. Nëpërmjet tregimeve të zgjedhura
nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re, fëmijët ftohen të shohin mrekullitë e krijimit.
Tregimi për arkën e Noes ofron një mundësi për t’u njohur me të gjitha kafshët e
krijuara nga Perëndia dhe ndodhitë dramatike të përmbytjes. Tregimi për Jonain në
barkun e balenës, fokusohet në një nga shumë krijesat e Perëndisë. Dy tregime nga
Dhiata e Re ndihmojnë fëmijët që të vlerësojnë fenomene të natyrës dhe ushqimet si
dhuratë e Krijuesit tonë, me të cilat kënaqemi.
Kapitulli 4 – Perëndia krijoi familjen
Eksperienca e parë dhe më e rëndësishme komunitare për fëmijën është të qenit anëtar i
familjes. Duke parë familjen e parë biblike fëmijët mësojnë të vlerësojnë ngjashmëritë
dhe dallimet midis vëllezërve dhe motrave. Nëpërmjet tregimit për lindjen e Isakut nga
Abrahami dhe Sara, ata mësojnë sesi fëmijët u sjellin gëzim prindërve. Nëpërmjet
festimit të lindjes së birit të tyre nga Zakaria dhe Elisabeta, ata afirmohen si bij dhe bija
që u sjellin gëzim prindërve. Dhe në fund, nëpërmjet tregimit për Josifin si atë tokësor i
Jisuit, ata mësojnë të vlerësojnë nënën dhe babanë.
Kapitulli 5 – Familja e Perëndisë feston
Temat mbi Ngritjen e Kryqit të Shenjtë dhe Festës së Lindjes së Zotit janë shembuj që
tregojnë sesi feston Kisha ngjarje të veçanta.