Ne besojmë 2
Tetëmbëdhjetë temat e librit Ne Besojmë 2 janë ndarë në kapituj sipas tematikave, të
cilët mbështesin fokusin për këtë vit.
Kapitulli 6 – Ky kapitull flet për Ardhjen e Dytë të Jisu Krishtit dhe vendosjen e
Mbretërisë së Tij.
Kapitulli 7 – Katër temat e këtij kapitulli na ndihmojnë të kuptojmë se Cili është Shpirti i
Shenjtë në marrëdhënie me Atin dhe Birin.
Kapitulli 8 – Paragrafi i fundit i Simbolit të Besimit fillon të flasë për Kishën: “Dhe në
një Kishë, të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike…” Katër temat në këtë kapitull
përshkruajnë natyrën apo tiparet e Kishës.
Kapitulli 9 – Të katër temat në këtë kapitull shqyrtojnë jetën në Kishë dhe pritjen me
gëzim të të bërit anëtar në Mbretërinë e Perëndisë.
Kapitulli 10 – Dy temat e fundit të vitit kanë të bëjnë me përdorimin e Shkrimit të
Shenjtë në adhurim.