Pajtimi ynë me Perëndinë 1
Ky libër përqendrohet në pajtimin tonë me Perëndinë. Pajtimi na sugjeron se diçka nuk
ka shkuar mirë në marrëdhënien mes dy njerëzve, gjërat nuk janë ashtu siç duhet të ishin
dhe se është e nevojshme që të “restaurohen” si duhet, domethënë, t’i pajtojmë.
Gjuha jonë përmban shumë shprehje që na japin efektet e marrëdhënieve që nuk kanë
shkuar mirë: Më është thyer zemra. Mes nesh ka një hendek. Më goditën me thikë pas
shpine. Nuk mund ta shoh atë në sy. Besimi im u thye. Kur ndodh pajtimi, gjithë këto
kushte negative largohen dhe dhembja e plagët shërohen. Për të arritur pajtimin duhet
punë, përpjekje, kohë dhe këmbëngulje. Pothuajse shpeshherë kemi nevojë për dikë që të
ndërhyjë mes atyre që i qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Në këtë libër do të studiojmë marrëdhënien mes Perëndisë dhe njerëzve, duke filluar me
historinë Biblike të Adamit dhe të Evës, në të cilën ne mësojmë se si njerëzimi humbi
marrëdhënien e mrekullueshme me Perëndinë.
Në temat 1-18 pasojat e mëkatit të parë të kryer nga Adami dhe Eva pasqyrohen
në historitë e fëmijëve të tyre dhe më pas në ato të pasardhësve të tyre: Kainit dhe Abelit,
Isakut dhe Esaut, Jakobit, Josifit dhe gjithë popullit të Perëndisë.
Pajtimi ynë me Perëndinë 2
Në pjesën e dytë të librit “Pajtimi ynë me Perëndinë”, temat 19-36, do të mësojmë për
dashurinë pa kushte të Perëndisë, i cili vazhdimisht dëshiron që të kthehemi nga rruga e
gabuar për tek Ai, që është burimi i jetës sonë.
Ne do mësojmë se si Perëndia krijoi dhe e përgatiti popullin e tij me anë të njerëzve të
zgjedhur që iu përgjigjën Shpirtit të Shenjtë të Perëndisë dhe që ndihmuan shumë njerëz
që të ktheheshin tek Perëndia dhe të pajtoheshin me Të.