Kisha rritet 2
Duke theksuar aftësitë konjitive në rritje të fëmijëve 10-vjeçarë dhe vlerësimin nga ana
e tyre, përsa i përket fakteve historike, vendeve, datave, njerëzve dhe ngjarjeve, fokusi i
studimit për këtë vit do të jetë mbi rritjen e komunitetit të hershëm të krishterë.
Bazuar te libri i Veprave të Apostujve, fëmijët do të prezantohen me punën e Shpirtit të
Shenjtë, në kohën kur Kisha filloi jetën e saj, pas Ngjitjes së Krishtit në Qiell, dhe më pas
me rritjen e shpërndarjen e saj në çdo skaj të tokës. Tetëmbëdhjetë temat e këtij libri janë
ndarë në kapituj tematik, të cilët mbështesin fokusin (qëllimin).
Kapitulli 6 – Të fuqizuar nga Shpirti i Shenjtë
Ky kapitull përqendrohet mbi punën e Shpirtit të Shenjtë në jetën e Kishës së re.
Pikërisht, nëpërmjet ndihmës dhe udhëheqjes së Shpirtit të Shenjtë, nxënësit e Jisu
Krishtit bëjnë të mundur t’u çojnë Ungjillin e shpëtimit, njerëzve përtej Jerusalemit.
Temat fokusohen mbi kthimin në të krishterë të të gjithë njerëzve pa dallim, mbi shërime,
mbi ngjalljen e të vdekurve në emër të Jisu Krishtit dhe mbi pajtimin mes njerëzve.
Rritja dhe zhvillimi i jetës së Kishës së re nëpërmjet punës misionare të nxënësve të Jisu
Krishtit, flasin për praninë dhe punën e Shpirtit të Shenjtë, të Cilin premtoi Jisu Krishti.
Kapitulli 7 – Deri në skajet e botës
Fjala e Perëndisë predikohet te populli pagan i Korinthit dhe i Efesit, nëpërmjet punës
misionare të apostull Pavlit.
Ai shkoi edhe në Jerusalem për t’u folur vëllezërve të tij judenj për kthimin e paganëve
në besimin e krishterë.
Kapitulli 8 – Shpirti i Shenjtë udhëheq Kishën drejt së vërtetës
Kisha e hershme punoi mjaft me shpjegimin dhe formulimin e besimit të saj.
Apostujt Pjetri dhe Pavli, së bashku me të gjithë apostujt e tjerë, nën udhëheqjen e
Shpirtit të Shenjtë, dëshmuan qartë se Jisu Krishti është Biri i Perëndisë, Atit tonë qiellor.
Nëpërmjet sakrificës së Jisu Krishtit mbi kryq, gjithë njerëzimit iu dha mundësia të fitojë
Jetën e Përjetshme, me anë të pranimit të Jisu Krishtit si Zot dhe Shpëtimtar, dhe të
jetuarit sipas shembullit të Tij.
Kapitulli 9 – Besnik ndaj mësimit të Krishtit
Nëpërmjet letrave të apostull Pavlit dhe apostull Jakovit, temat në këtë kapitull na
tregojnë se si të krishterët e hershëm përpiqeshin për të jetuar sipas shembullit të Jisu
Krishtit. Si ne, edhe ata kishin gabimet e tyre.
Megjithatë, nëpërmjet udhëheqjes së Shpirtit të Shenjtë,
ata i vendosën vetes qëllime të larta për ta ndjekur me besnikëri Jisu Krishtin dhe t’i
shërbenin Atij me gjithë zemër. Përpjekjet dhe jeta e tyre na jep shpresë e kurajë, ndërsa
fëmijëve tanë udhëzim të mëtejshëm të përqafojnë jetën e krishterë në një botë jo të
krishterë.
Kapitulli 10 – Veprat e Apostujve vazhdojnë në Kishën time
Ky kapitull fokusohet mbi mënyrën se si erdhi Krishtërimi në Rusi dhe themelimin e
Kishës Orthodhokse të Rusisë. Ai paraqet gjithashtu edhe misionin e vetë Kishës, si
përçuese e besimit të krishterë orthodhoks, kudo dhe kurdoherë kur popujt kanë nevojë.