Home » Kurikula Biblike » Kisha rritet 1

Kisha rritet 1

Kopertina - Kisha rritet 1Kisha rritet 1

Fokusi i librit do të jetë komuniteti i hershëm i krishterë dhe njëkohësisht rritja e Kishës
në kohën e sotme. Bazuar te libri i Veprave të Apostujve, ju do të prezantoheni me punën
e Shpirtit të Shenjtë në kohën kur Kisha filloi jetën e saj, pas Ngjitjes në qiell të Zotit Jisu
Krisht dhe më pas me rritjen e përhapjen e saj në çdo skaj të tokës. Gjithashtu, ju do të
njiheni dhe do të mësoni më tepër rreth disa festave të rëndësishme të Kishës sonë, siç
janë Lindja e Jisu Krishtit, Ngjitja në qiell, Pendikostia, etj. Tetëmbëdhjetë temat janë
ndarë në kapituj tematik, të cilët mbështesin fokusin (qëllimin) e këtij libri.

KAPITULLI 1 – KISHA ËSHTË PRANIA E JISU KRISHTIT
Zoti ynë i ngjallur Jisu Krisht qëndroi në tokë për dyzet ditë dhe iu shfaq pasuesve të
Tij në shumë raste. Ai u ngjit në qiell në prani të dymbëdhjetë apostujve dhe dishepujve
të Tij. Ashtu si kishte premtuar, Ai dërgoi Shpirtin e Shenjtë për të fuqizuar dhe drejtuar
Kishën, trupin e përbërë nga pasuesit e Tij. Duke i qëndruar besnike fjalëve të Tij, Kisha
mblidhet për të kryer Falënderimin Hyjnor, nëpërmjet të cilit përjetohet prania e Krishtit.
Kisha, si prani e Krishtit në tokë, vazhdon punën e Tij për shpalljen e lajmit të mirë të
Mbretërisë së Perëndisë.
KAPITULLI 2 – TË THIRRUR PËR TË DËSHMUAR
Ne japim dëshmi për besimin tonë te Jisu Krishti nëpërmjet shumë mënyrash, duke
imituar kështu Kishën e parë të krishterë. Apostujt dëshmuan nëpërmjet shpalljes së
Lajmit të Mirë, të cilin e përhapën në shumë vende. Ata dëshmuan gjithashtu edhe
nëpërmjet veprave të shërimit dhe kujdesit për nevojat e njëri-tjetrit. Stefani u bë martiri i
parë që dëshmoi duke dhënë jetën e vet, ashtu si Jisui. Apostujt vazhduan dëshminë e tyre
duke udhëhequr e drejtuar Kishën e re.
KAPITULLI 3 – JETA NË KOMUNITETIN E KRISHTERË
Kisha e filloi me lutje jetën e saj, pas Ngjitjes në qiell të Jisu Krishtit. Kur morën
Shpirtin e Shenjtë, premtimin e Jisuit, apostujt së bashku me Marinë, Nënën e Zotit, u
mblodhën në dhomën e sipërme për t’u lutur. Kisha e re rritej dhe forcohej, ndërkohë që
ata me besim mblidheshin për t’u lutur dhe për të ngrënë së bashku. Anëtarët e
komunitetit të sapokrijuar të krishterë kujdeseshin për nevojat e njëri-tjetrit dhe gjithçka e
kishin të përbashkët. Edhe pse ishin me origjina të ndryshme, ata ishin një trup i vetëm
më Zotin. Celebrimi i Falënderimit Hyjnor ishte vula e këtij uniteti të të ndryshmëve.
KAPITULLI 4 – DËSHMI TË GJITHËVE
Apostujt i qëndruan besnikë udhëzimeve të Jisuit për të shkuar dhe për të bërë dishepuj
në të gjitha kombet. Ata predikuan Lajmin e Mirë me fjalë e me vepra, tek judenj e
paganë, tek njerëz në stade të ndryshme jete, tek të pasur, të varfër, tek ata me influencë
sociale dhe atyre të lënë pas dore në shoqëri, tek të gjithë pa dallim.
KAPITULLI 5 – KISHA FESTON
Temat mbi engjëjt, kryeengjëjt dhe mbi lindjen e Jisu Krishtit, merren nga tradita
liturgjike e Kishës, për të pasuruar dijet e nxënësve përsa i përket jetës në Kishë.

Kliko ketu per te shkarkuar librin.

 

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG