Kur perandori Julian Apostati po kalonte neper Qesari, Vasili i dergoi disa buke elbi. Perandori, i cili priste dhurata te cmuara, i ktheu mprapsht me perbuzje duke i dhuruar qytetit disa tufa me bar ne shenje talljeje. Vasili i coi fjale: “Ne te derguam ate qe hame vete, te shpresojme se dhe ti na dergove ate qe ha vete”. Kjo ironi ishte aq e madhe sa perandori premtoi qe pasi te kthehej nga beteja ku po shkonte, do e shkaterronte kete qytet. Njerezit e trembur u mblodhen ne Kishen e qytetit dhe Vasili i inkurajoi te luten dhe te mos tremben se Zoti do e mbronte kete qytet te krishtere. Pervec kesaj u kerkoi qe secili te sillte ar dhe bizhuteri qe t’ja jepnin perandorit qe te zbutej dhe mos e shkaterronte qytetin. Julian Apostati ishte vrare ne beteje. Qyteti u gezua qe shpetoi nga inati i perandorit dhe u mblodhen ne Kishe qe te falenderonin Perendine Shpetimtar, Zotin qe i cliroi nga duart e armikut te tyre. Por, ceshtja ishte se si do te rishperndaheshin monedhat e arta qe populli kishte sjelle. Vasili propozoi qe te behej nga nje kulac ku te futej nje monedhe dhe cdokush te merrte nje kulac dhe ajo qe do i binte, do ishte monedha qe i takonte. Dhe keshtu u be. Per cudine e te gjitheve, u pa se secilit i kishte rene monedha qe kishte sjelle ne Kishe per t’ja dhene perandorit.
Timber by EMSIEN 3 Ltd BG