VARKA E NOES
SI TË LUAJMË LOJËN
Materialet e nevojshme:
Kjo është një lojë që mund të përdorni gjatë orës së edukimit të krishterë me fëmijët e katekizmit. Kjo është një lojë tavoline. Printoni Varka e Noes në një letër A3. Fotoja është e madhe mjaftueshëm për t’u printuar në një letër A3. Nëse keni nevojë smadhojeni foton. Letrën A3 të printuar mund ta ngjisni në një karton A3 për ta forcuar më shumë. Pastaj këtë karton A3 plastifikojeni në mënyrë që të rezistojë me kohën. Printoni gjithashtu të gjitha faqet e tjera të cilat janë letrat që do t’ju duhen për lojën e tavolinës. Prejini letrat në katrorët e zinj dhe formoni 64 letra. Plastifikojini dhe ato dhe pritini. Gjithashtu keni nevojë për gurë ose një mjet tjetër të dallueshëm për çdo lojtar. Mund të përdorni rrathë prej kartoni të ngjyrave të ndryshme ose katrorë apo trekëndësh. Këto do të shërbejnë si gur të secilit lojtar. Lojtari do ta lëvizi gurin për të zhvilluar lojën.
Si të luajmë lojën:
Varkën e Noes mbi tavolinë. Vendosni gurtë e çdo lojtari tek tabela që lexon FILLIMI. Vendosni letrat përmbys pranë lojës. Lojtari i parë tërheq një letër dhe lëviz gurin e tij tek vendi që letra tregon. Nëse është e verdhë do ta lëvizi gurin tek katrori i verdhë i parë. Nëse është një prej figurave si çekiçi, gozhdët apo dega e ullirit do ta lëvizi gurin tek ai katror. Pasi lojtari i parë ka tërhequr letrën dhe ka lëvizur gurin e tij tek vendi i duhur, lojtari i dytë bën të njëjtën gjë dhe kështu me rradhë. Kush arrin i pari në Varkën e Noes fiton lojën.