Home » Prindërit » PAGËZIMI

PAGËZIMI

PAGËZIMI
Bashkim me Krishtin

Atë Andon Koniaris

ÇFARË ËSHTË PAGËZIMI?
I ndjeri Atë Llazar Mur shkroi një libër të shkurtër të titulluar Pagëzimi si Tridhjetë Festime në të cilin ai rendit thridhjetë bekime që Perëndia na dhuron në kremtimin e pagëzimit të shenjtë. Është e dukshme se dashuria e Perëndisë nuk kursen asgjë. Ai ofron bekimet e Tij te ne në pagëzimin foshnjor edhe para se ne ta njohim përmes hirit. Le të shqyrtojmë shkurtimisht disa prej këtyre 30 bekimeve të pagëzimit.

EKSOD (kalim)
Pagëzimi është kalimi ynë përmes Detit të Kuq të mëkatit. Agustini shkroi: “Mëkatet tuaja janë armiqtë tuaj. Ato do t’ju ndjekin, por deri në Detin e Kuq. Kur të keni hyrë (në Detin e Kuq përmes pagëzimit) do t’i përikni; ato (mëkatet tuaja) do të shkatërrohen, ashtu si egjiptianët u përpinë nga ujërat ndërsa izraelitët kaluan në tokë të thatë”. Prandaj pagëzimi është një veprim çlirimi, një përjetim paskal, një kalim, kalim përmes Detit të Kuq të mëkatit dhe vdekjes në lirinë e lavdishme të fëmijëve të Perëndisë.Ai është kalimi nga bota qëështë nën pushtetin e të ligut në botën qëështë shpenguar nga Krishti.

MBYTJE
Pagëzimi është udhëtimi ynë në lumin Jordan.Në këtë ujë ne kryqëzohemi me Krishtin; megjithatë jetojmë, duke ndarë nga uji i gjallë i Tij.Natyra e vjetër është mbytur në këto ujëra dhe ne ngjallemi, si prej varri, për të marrë pjesë në jetën e re në Krishtin.Pagëzimi është me të vërtetë varr dhe mitër.Ujërat e pagëzimit janë ujërat tanë të Siloamit dhe pellgu ynë i Betesdës.Fryma fryhet mbi këtë ujë dhe ne hyjmë të mbulohemi me tridhjetë bekimet e hirit të bollshëm të Perëndisë.

BIRËSIM NË FAMILJEN E PERËNDISË
Përmes pagëzimit Perëndia na birëson si bij dhe bija të Tij. Ai na bën trashëgimtarë të pasurive të Tij. Ai na bën anëtarë të familjes së Tij. Si anëtarë të familjes së Perëndisë të gjithë jemi të lidhur me njëri – tjetrin dhe kemi përgjegjësi për njëri – tjetrin.Megjithatë, pagëzimi është më shumë se kaq.Përmes pagëzimit ne bashkohemi me Krishtin.Bëhemi anëtarë të trupit të Tij.Çdo i krishterëi pagëzuar bëhet një zgjatim i Krishtit.Bëhemi krishtër të tjerë në botë, bëhemi sytë e Tij, duart e Tij, gjuha e Tij, këmbët e Tij.Krishti ka zgjedhur të veprojë në botë përmes nesh, anëtarëve të trupit të Tij.Si të krishterë të pagëzuar është përgjegjësia jonë e veçantë që ta lejojmë Krishtin të jetëi pranishëm kudo që ne vetë jemi në botë.
Krishti ka zgjedhur të jetëi varur nga ne për të vepruar sot në botë. Të citoj Shën Joan Gojartin: “Krishti është kreu i kishës, por çfarë mund të bëjë kreu pa duart, pa këmbët, pa sytë, pa veshët, pa gjuhën?”.

Në pagëzim anëtarët e trupit tonë janë vajosur me shenjën e kryqit për të treguar që tani ata janë përkushtuar për t’i shërbyer Atij meqenëse janë anëtarë të trupit të Tij.Pagëzimi është misteri i përkatësisë.

PERËNDIA NA SHPALL TË TIJËT
Në pagëzim Perëndia na shpall se jemi të Tij. Shën Pavli thotë: “ Sepse u bletë me një çmim. Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, qëi përkasin Perëndisë”.Perëndia nuk ju merr me qera.Ai ju blen.Ai ka të drejtë mbi ju.Jeni të Tij.Përmes pagëzimit u bëtë fëmija i Tij, Ai e bën këtë për një arsye. Ai ka një plan për ju. Jeni shpëtuar prej mëkatit.Jeni shpëtuar për të shërbyer, për të dashur, për vepra të mira, për të zgjeruar mbretërinë.Shpëtimi ju jep domethënie.Jeni shpëtuar për t’u hyjnizuar.Jeta juaj ka vlerë dhe kuptim të vërtetë. “Unëi njoh delet e mia” – tha Jisui. “askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime”.

Pas pagëzimit ju jeni në pronësi të Perëndisë. Ju keni autoritetin t’i thoni të ligut: “Hiqi duart prej meje. Nuk të përkas ty.i përkas Perëndisë. Unë jam prona e Tij e re. Ti nuk ke të drejtë mbi mua. Të mohoj!”.

LINDJE E RE
Pagëzimi është misteri i lindjes së re. Ai është krijimi i personit tëri në Krishtin. Ai është lindje e re përmes ujit dhe Frymës.Unë nuk e pata në dorë lindjen time fizike.Lindja ishte dhuratë e madhe e Perëndisë e bërë përmes prindërve të mi. Kjo lindje e parë ishte lindje trupi. Lindja e dytë, “rilindje” ishte gjithashtu diçka që nuk e pata unë në dorë. Edhe kjo ishte dhuratë Perëndie e bërë për mua përmes hirit të Perëndisë në kazanin e pagëzimit.
Pas pagëzimit, njeriu është anëtar i gjallëi Trupit të Krishtit.Ai nuk është thjesht njeri, por njeri i transformuar, i hyjnizuar, i sapo shpërfytyruar, i lindur si bir ose bijë e vetë Perëndisë.Ky person mbart në vetvete vetë jetën e Perëndisë.

RROBË SHPËTIMI
Pagëzimi në Kishën Orthodhokse është shumë më tepër se sa thjesh falje e mëkateve. Tema dominuese e pagëzimit është pozitive. Ashtu si Shën Nikolla Kabasila, teolog bizantin i shekullit të 14 na vë në dukje gjithë termat e Shkrimit dhe të traditës që gjejnë zbatim në pagëzim që tregojnë një kuptim pozitiv: “lindje”, “rilindje”, “veshje”, “vajosje”, “dhurata”, “larje”, “ndriçim”, “rimodelim”, “vulosje”, etj. Theodhori i Sirës (393-466 P.K) e konfirmon këtë kur shkruan:

Nëse kuptimi i vetëm i pagëzimit ishte falja e mëkateve, përse duhet të pagëzojmë foshnjat të cilët ende nuk kanë shijuar mëkatin?Por misteri i pagëzimit nuk ështëi kufizuar vetëm në këtë; është një premtim i dhuratave më të mëdha e më të përsosura. Në të janë premtimet e kënaqësisë së ardhshme, ai është tip i ngjalljes së ardhshme, një kungim me pësimin e Mjeshtrit, një pjesëmarrje në ngjalljen e Tij, një rrobë shpëtimi, tunikë gëzimi, veshje ndriçimi, ose është vetë drita.

VESHUR ME KRISHTIN
Shën Grigor Naziansi shkruan: “Shpirti i Shenjtë, hyjnizon personin qëështë pagëzuar”. Sipas teologjisë Orthodhokse, pagëzimi është më tepër se çlirim nga skllavëria e mëkatit origjinal (stërgjyshëror), na vesh me Krishtin dhe na bën pjesëtarë të natyrës së Tij hyjnore. Prandaj këndojmëkëtë vargun nga letra e Shën Pavlit për Galatianët në shërbesën e pagëzimit: “Sa u pagëzuat, më Krishtin, Krishtin veshët”.
Në një moment të caktuar gjatë shërbesës së pagëzimit, prifti që kryen shërbesën i thotë të sapopagëzuarit: “Je pagëzuar. Je ndriçuar.Je vajosur me Mirron e Shenjtë.Je shenjtëruar.Je pastruar në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë”.Këtyre fjalëve mund t’i shtojmë shprehjen e Shën Grigorit të Sinait: “Bëhu ai që tashmë je”, p.sh. bëje tënden dhuratën e hyjnizimit që Perëndia të dha në pagëzimin e shenjtë dhe zhvilloje atë ndërsa vazhdon në jetë. Rritu në jetën në Krishtin që e more në pagëzim që të bëhesh bir ose bijë e vërtetë e Atit qiellor.

FEJUAR ME KRISHTIN
Përmes pagëzimit ne fejohemi me Krishtin.Ai bëhet Dhëndëri ynë.Ne hyjmë në një marrdhënie martesore me Të që kërkon dashuri dhe besnikëri.

RROBA E LAVDISË E RIFITUAR
Përmes pagëzimit ne “veshim Krishtin”.Kjo ka një implikim të madh.Nëse kemi veshur Krishtin, atëherë kemi veshur dashurinë e Tij, faljen e Tij, paqen e Tij, gëzimin e Tij. Nëse kemi veshur Krishtin, kemi veshur frymën e Tij të shërbimit: “Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t’i lani këmbët njëri – tjetrit”. Nëse kemi veshur Krishtin, atëherë duhet të vuajmë ashtu si Krishti vuajti; do të përndiqemi për të vërtetën ashtu si Krishti u përndoq. Nëse kemi veshur Krishtin, do të ngjallemi ashtu si Krishti u ngjall. Do të lavdërohemi ashtu si Krishti u lavdërua; do të ngjitemi tek Ati, ashtu si Ai u ngjit tek Ati. Bashkë me Jisuin do të ulemi në të djathtën e Atit. Do të marrim pjesë në natyrën e Tij hyjnore dhe do të marrim pjesë në jetën dhe lavdinë e Tij, duke u bërë kështu “perëndi prej hirit” ashtu si Ai është Perëndi nga natyra dhe esenca. Disa etër të kishës së hershme e shohin këtë si kthim të “rrobës së lavdisë” të humbur prej Adamit në rënie.

PËRGJIGJE PERSONALE
Pagëzimi kërkon një përgjigje personale nga ana e fëmijës së pagëzuar kur të rritet. Fëmija duhet të pranojë atë që Perëndia bëri tek ai në pagëzim. Sepse pagëzimi nuk është lejekalim hyjnor që do tëna çojë automatikisht në parajsë. Dr. Niko Nisioti, një teolog orthodhoks i mirënjohur, tha njëherë: “Njëi krishterëi pagëzuar, sidomos në Kishat që praktikojnë pagëzimin e foshnjeve, duhet të ndërmarri një vendim personal në lidhje me besimin e krishterë që e ka trashëguar në mënyrë pasive nga mjedisi i tij i krishterë”.

Çdo marrdhënie duhet të zhvillohet nga të dyja palët.Foshnja e pagëzuar nuk ka zhvilluar ende një marrdhënie me Perëndinë. Por njëra palë në marrdhënie ka ndërmarrë iniciativën: Perëndia na do që nga momenti i ngjizjes. Ai ndërmerr iniciativën të ndërtojë marrdhënien.Pagëzimi i foshnjes është një shprehje e dashurisë së Perëndisë për të të fituar që nga momenti i parëi jetës.

Ndërsa fëmija ndërgjegjësohet për besimin në Jisu Krishtin, ai vështron pas dhe kupton se diçka ose dikush e drejtoi në këtë veprim besimi.Gradualisht, ai kupton se gjithçka filloi me pagëzimin kur Perëndia erdhi tek ai. Për momentin ai duhet t’i përgjigjet personalisht Perëndisë, duke i përkushtuar Atij jetën.

THJESHT PËRKATËSI NUK ËSHTË MJAFTUESHËM
Asnjë nuk mund të bëhet i krishterë në mënyrë automatike. Atë Aleksander Shmeman, një teolog i respektuar orthodhoks tha: “Nuk na shpëton vetëm fakti se i përkasim Kishës, sepse në krishtërim nuk ka magji, por pranimi i Shpirtit të Krishtit”. Shën Pjetri tha: “Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jisu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë”(Vep e Ap 2:38). Që dikush të bëhet me të vërtetëi krishterë, duhet që me vullnet të lirë të kthehet, të pendohet, të kthehet tek Krishti dhe të pranojë Shpirtin e Tij të Shenjtë.

Në pagëzim diçka bëhet nga Perëndia diçka bëhet nga njeriu.Njeriu i përgjigjet iniciativës së Perëndisë.Ai pranon dhuratën dhe kthehet me besim për të ndjekur Krishtin si Zot.

NJË PROCES RRITJEJE I PAFUNDËM
Jeta e re, e filluar në pagëzim dhe e mbajtur nga Kungimi, bëhet mënyra që dikush duhet të ndjekë ndërsa ecën përmes kësaj bote.Kjo do të thotë se shpëtimi nuk ështëi menjëhershëm. Ai fillon në ditën e pagëzimit dhe krezmimit kur mohojmë djallin, marrim Krishtin dhe pranojmë dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Nga ky moment ne fillojmë procesin e ngadaltë të rritjes shpirtërore. Misteret e kishës na pajisin me hirin për të cilin kemi nevojë të bëhemi perëndi nga hiri, të hyjnizuar, “pjesëmarrës të natyrës hyjnore” ashtu siç thotë dhe Shën Pjetri. Shpëtimi ynë (hyjnizmi) fillon në pagëzim dhe vazhdon përgjatë gjithë jetës.Ai është një proces i rritjes së pafundme.“Punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje” – thotë Shën Pavli.

Simon Taguell, studiues i etërve të kishës e shprehu këtë shkurtimisht kur shkroi: “Nuk mundesh të heqësh njeriun e vjetër me të shpejtë dhe të veshësh të riun!” Një proces rritjeje kërkohet për tëna sjellë tek përsosmëria. Pagëzimi na jep një “imazh të përsosmërisë” por kjo duhet të maturohet dalë ngadalë, ashtu si një foshnje që në një kuptim është formuar plotësisht, por prapë duhet të rritet. Rezultati i menjëhershëm i pagëzimit është se nuk janë mëdy persona që veprojnë në ne. Mëkati dhe hiri bashkëekzistojnë në ne. E rëndësishme është se ne duhet të anojmë me hirin.

ÇËSHTJE SHQETËSUESE E PËRDITSHME
Pagëzimi nuk ka fund; është udhëtim i vazhdueshëm përgjatë gjithë jetës.Mëkatet që kryhen pas pagëzimit gjithashtu duhet të pastrohen me ujë, por këtë radhëështë uji i lotëve tona, lotët e pendimit.Ashtu si mohuam djallin në pagëzim dhe u bashkuam me Krishtin, prandaj shumë herë gjatë ditës ndërsa jetojmë jetën duhet të vazhdojmë t’i themi “po” Jisuit dhe “jo” djallit.

FRYJI SHKËNDIJËS SË FLAKËS SË HYJNIZIMIT
Shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë tha njëherë se shumë të krishterë përmes indiferencës dhe neglizhimit lejojnë flakën e pagëzimit të zvogëlohet në një shkëndijë të vogël. Ai na thërret ta fryjmë këtë shkëndijë dhe ta kthejmë në flakë të hyjnizimit, ose bashkimit me Krishtin, përmes pendimit të sinqertë dhe lutjes:

Vëllezër, për shkak se kemi rënë në mëkat pas pagëzimit dhe si pasojë kemi varrosur hirin e Shpirtit të Shenjtë që na u dha në Pagëzim, është e nevojshme të bëjmë çdo përpjekje për të rifituar hirin origjinal që gjendet i varrosur thellë poshtë pasioneve tona, si prushi nën hi. Këtë prush të hirit duhet ta fryjmë në flakë të re në zemrat tona. Në mënyrë që të bëjmë këtë, duhet të largojmë pasionet nga zemrat tona ashtu si hirin nga oxhaku, dhe ta zëvendësojmë atë me drurin e bindjes në urdhërimet jetëdhënëse të Zotit. Mund t’i fryjmë shkëndijës me pendim të sinqertë të mendjes dhe duke përsëritur këtë lutje: “Zoti Jisu Krisht, Bir dhe Fjalë e Perëndisë, ki mëshirë për mua”. Kur kjo lutje qëndron përherë në zemrën tonë, na pastron nga hiri (hiri i zjarrit) i pasioneve, e duke gjetur thëngjillin e hirit brenda nesh fillon një zjarr të mahnitshëm dhe të çuditshëm.

BËHU I GJITHI DRITË
Njëri prej etërve të shkretëtirës tha: “Nëse ke dëshirë, mund të bëhesh i gjithi dritë”. Pse të mos bëhemi “plotësisht flakë” për Krishtin? Në kishën e hershme kur prifti jepte qiririn e pagëzimit të sapopagëzuarit, ai përsëriste fjalët e Jisuit, “Ashtu le të shdritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe të lëvdojnë Atin tuaj qëështë në qiej” (Mat 5:16). Bëhu “I gjithi dritë” për Të dhe shpërndaje këtë dritë në botën e zhytur në mëkat.Kjo është sfida e madhe e pagëzimit tonë.

Timber by EMSIEN 3 Ltd BG